Tronditjet në PD pasqyrohen edhe tek PS, çfarë paralajmëron Edi Rama

11 Janar 2022, 11:31Politika TEMA

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e Partisë më datë 29 Janar. Ishte Kryesia e Partisë Socialiste që u mblodh sot në drejtimin e Kryetarit Edi Rama për të miratuar projektvendimin për mbledhjen e Kongresit në datën 29 Janar. Në këtë mbledhje u paraqit dhe drafti paraprak me propozimet për ndryshime në Statutin e PSSH-së, bën me dije ABC News.

Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e Kryesisë dhe propozimeve përkatëse, Grupi i Posaçëm i punës për Statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimtar i cili do ti paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit.

Gjatë punimeve të Kongresit, paralelisht do të organizohet votëbesimi nga Ansamblea Kombëtare për Sekretariatin Ekzekutiv të partisë. Në Kryesi u diskutua gjithashtu për aktivitetin që do të zhvillohet në 15 Janar në kuadër të 30 vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama u shpreh se pjesë e diskutimit ishte ripërtëritja e partisë me të rinj dhe mbledhja e Asamblesë që do të paraqes sfidat për 4 vitet e ardhshme.

Duket se tronditjet në partinë më të madhe opozitare të vendit, atë të PD-së, po pasqyrohen edhe tek Partia Socialiste. Kujtojmë se në dy Kuvendet e mbajtura në PD atë të Sali Berishës më 11 dhjetor dhe atë të Lulzim Bashës u bënë dy palë ndryshime. Të dy grupet tashmë të ndarë në PD nuk i njohin ndryshimet statuore të njëri-tjetrit, ndërsa përplasja për to ka shkuar edhe në gjykatë.

15 komente në “Tronditjet në PD pasqyrohen edhe tek PS, çfarë paralajmëron Edi Rama”

  1. qytetar says:

    PeDe- nuk mundet we piallekun e saj ta hedhe ne popull…

    1. Pilo Lala says:

      Edi Rama ne organizimin e PS, eshte dhjet vjet perpara partive te tjera.
      Cdo njeriu i jep meritat simbas punes dhe kontributit.
      Ka gabime? Pa diskutim qe ka.
      Kush punon, gabon

      1. Taulant says:

        Edi Rama eshte kryetar i nje grupi te strukturuar kriminal perbere prej Ahmetajt,Gjiknurit,Dakos,Beqajt,Veliajt e shume bastardeve te tjere ku secili i ka vjedhur popullit minimumi 50milion euro.

      2. joel shkodra says:

        Por ne ate parti (PS) nuk ka vend per mendim ndryshe.

      3. Mandravello says:

        Edi Rama eshte jo me shume se sa nje Sali i moderuar.
        I vetmi ndryshim eshte qe “Saliu te vret me pushke”, kurse “Edi te vret duke te perjashtuar nga grabitja e tortes se pushtetit”.
        Eshte vendosur ne krye te nje bande hajduto-dallkaukesh, pa integritet moral e profesional, qe dine te thone vetem “lepe-peqe kryetar”.
        Nuk ka si te jete ndryshe, kur ai vete nuk ka asnje dije ne fushen ekonomiko – juridike.
        As nje kurs te thjeshte ekonomie nuk ndoqi gjithe keto vjet, po mbeti me diplomen “mesues vizatimi” te “kohes kur ishim afgane”
        Po mbyte zerin ndryshe ne parti, po nuk kerkon oponence konstruktive, perfundon si PD sot. Eshte nje proces i ngadalte, po i sigurte.
        Inchallah gabohem…

  2. Nik says:

    Diktatori Edwin Rama e ndjen se i ka ardhur koha te hape krahun.

    1. Ilir says:

      Koha i ka kalu po s’ka kush e mer. Pastaj diktator… osht icik e egzagjerume, siduket ske jetu kohen è xhaxhit po… shife salen ene dicka kupton.

  3. Bardha says:

    Po keta pune kane qene ne plan,O idiot qe shkruan.

  4. Uff says:

    O toke cfar mban mbi vete….

  5. Skenderbegasi says:

    Jo c’do e keqe, vjen per keq.
    Kjo dhune ndau shapin nga sheqeri.
    Eshte e vetmja dhune
    qe do te ndryshoj gjithcka
    per mire ne Shqiperi.
    Dhe kjo eshte
    merita e Bashes se ndolli
    (stimuloj) agresivitetin
    e ngjeshur te djallit te
    kombit duke u shprehur:
    -I kemi mare te gjitha masat
    per ta mbrojtur Seline.
    -Dhe djalli
    ra ne nje gracke vdekjeprurese morale
    te pa riparushme.
    Nxori nga shpirti I tij pagan
    nepermjet turmave
    pa koke gjithe kushtrimin e te parve
    jehonen e larget
    te kulles fisnore
    dhe u cvleresua
    per se dyti
    me nje NON GRATE suplementare.
    Une nuk mund ti kuptoj opinjonistet
    ketu fus me pak rezerve
    edhe kryeministrin ( ne se s’ben ben humor)
    kur thone se
    duhen te meren
    vesh dhe ne mund ti ndihmojme.
    Kjo do te thote
    pa asnje medyshje
    ti afrojme nje
    mundesi te keqes.
    Lerenin te keqen te vecuar
    me ata deputet ne mos
    te korruptuar, idjot klasik,
    te enden ne fatin e vete.
    Basha vrau friken
    dhe po ben veprime
    te zgjuara, te matura,
    dhe te guximeshme.
    Me priashtimin nga partia demokratike,
    te kesaj nence agresive,
    u hoqi mundesin
    e gozhdes se Nastradinit,
    dhe per cdo raste,
    mund te theras policine
    ne se tentojne te hyjne
    qofte dhe ne oborin e selise.
    Per sa I perket policise
    s’kish perse perzihej
    qe ne sekondat e para
    se gjerat mund te kishin
    mar shume ndryshe.

  6. Erions says:

    Po nxjerr mesime eshe Rama e pa qe ne parti nuk u dashkan idealistet dhe se meritokracia ka marr fund por duhet ushtar qe te ngrene doren dhe te ndjekin njeshin si ne kohen e dulles…. Karrigja qenka fenomen i habitshem….se nganjehere do te çohesh edhe vete por je aq thelle sa s’te le njeri te çohesh….

  7. drini says:

    Rama duhet larguar. NUk ka cjep me.Pati kohe te mjaftueshme per te bere cfare mendonte te bente – dhe nuk ka bere dhe aq keq.Rama nje i djthte qe shfrytezoi partine socialiste per tu bere i pari Kur e keni degjuar apo pare te beje dicka per shtresat ne nevoje, per ndihmen sociale , etj.E keni degjuar ndonjehere te permnd fjalen socializem, apo parti socialiste ? Jo Ama Erdogan, kryeministrin e ri te greqise, Trumpin te gjithe te djathe i ka per zemer. Koha e Rames mbaroi

    1. Berati says:

      Dakort me Drinin. Gogoli Berisha morì fund. Edhe Luli po ashtu. E djathta ne çdo rast do te riformihet pasi cdo popull krijon opozite ne menyre fiziologjike. I takon PS te filloje reformimin gjithashtu nese nuk do te pesoje fatin e PD- se. Shkaterrimi i PD-se do te coje ne zbilançim te forte te politikes dhe terren te hapur per krijimin e partive te reja si majtas dhe djathtas. Ironikisht renia e PD i hap rrugen renies se Rames dhe ky eshte nje lajm i mire per shqiptaret.

  8. asd says:

    Rama ka dale me maske ne foto dhe pa maske, ne rruge. Ndoshta sepse genjeshtrat duhet te superojne realitetin.

  9. emigranti says:

    o zoti illir diktator ke saliun sepse enverit ti vish anas .SHQIPERIA u qa shiu dhe ra ne bresher

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje