Aldo Bumçi ishte i ftuar në Dita Jonë, pak minuta pasi Partia Demokratike publikoi vendimin e Kryesisë për përjashtimin përgjithmonë të Sali Berishës së bashku me anëtarët e Komitetit të Rithemelimit, si dhe pezullimin e dhjetëra të tjerëve, ku bënte pjesë dhe ai vetë.
Bumçi deklaroi se nuk e njeh këtë vendim të Bashës, i cili sipas tij i ka humbur përjetë demokratët me këto akte që po bën.
“Unë nuk jam i pezulluar. Basha nuk ka lidhje më me PD. Lulzim Basha nuk njohu gati 5000 firma të delegatëve të partisë që mbushën stadiumin. Sot ai është njeriu i Edi Ramës. Është një ditë e keqe për demokracinë që të arrijmë që qeveria të kontrollojë opozitën.
Pa Edi Ramën, Basha nuk do të qëndronte në zyrë, e mbrojti ndërhyrja brutale e policisë së shtetit. Lulzim Basha sot është Edi Rama, por që do të kontrollojë godinën e PD. Demokratët i ka humbur përjetë, nuk ka lidhje me PD, është politikisht i vdekur. Nuk del do të bëjë një mbledhje”, u shpreh Bumçi.
Në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit, Bumçi deklaroi se të gjithë e dinin që Policia e Shtetit do të ndërhynte kur t’ia kërkonte Lulzim Basha.
Aldo perse nuk formoni nje variant tjeter te PD dmth nje parti tjeter?. Perse nuk shkoni ne gjykate te ndaheni si parti. Fajin e kini vete Aldo qe vrisni njeri tjetrin. Aldo nuk e beni se kini frike te formoni nje parti tjeter anti amerikane me Sale non grata ne krye.
O zot !
Aldua !!!!!
Eh more BirISHE me ke e shkaterrove Shqiperine.
Me llumin e shoqerise.
Ikni more spiuna morret vendin ne qafe
Për shumë prej jush të PD apo ish PD personalisht nuk kam asnjë konsideratë apo opinion pozitiv.Vecanërisht për këtë Bumçin vlerësimi im por dhe i opinionit në tërësi është jo negativ por si një krijesë pa vlerë dhe pa asnjë pikë merite
Po pse o njerëz ju bëtë (rithemeluat) parti tjetër, tani pse ju bën përshtypje ky përjashtim nga Lul bq.Ky është takëmi juaj me Lulin apo Sali kriminelin!
Ju jeni te humbur te dyja palet,kot krekoseni,…jeni te gjithe per ndjekje penale