Belind Këlliçi: Basha më pezulloi se është xheloz, zbrit në bazë dhe shiko si do të presin

11 Janar 2022, 10:15Politika TEMA

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë për pezullimin e tij nga PD. Me një postim në Facebook, Këlliçi nuk kursen sulmet e ironinë ndaj Bashës, teksa shkruan ‘çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar’. Këlliçi akuzon Bashën edhe një herë se bashkëpunon me Ramën, teksa shton se ai ka zgjedhur ‘demokratët e bazës dhe ata të sakrificave’

“Ish kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij.

Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!  Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!”, shkruan Këlliçi.

4 komente në “Belind Këlliçi: Basha më pezulloi se është xheloz, zbrit në bazë dhe shiko si do të presin”

  1. drejtesia says:

    Aq pa mend je sa nuk e kupton, qe Berisha po te perdor sepse e di qe nuk e do Lulin dhe per kete mund te kesh te drejte.Po per inat te tij nuk shkohet tek perbindeshi.

  2. Nazo says:

    Po fix i pamend. Nuk do vjerren po mos shko me millonan o njeri.

  3. Kalamaut Këlliçi junior!! says:

    Na zhgënjeve or djalkë.
    Ky qe fund i merituar për ty mesa duket .
    Piqu dhe pastaj do ta kuptosh mënçurinë dhe largpamësinë e Daj Samit.??

  4. qytetar says:

    Llogjike femrash…..xheloz….
    Po ti nuk je Belinda !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje