Partia Demokratike e Shqipërisë pasditen e 11 janarit ka reaguar pas deklaratës së presidentit të vendit, Ilir Meta, se përgjegjësia e vetme për ngjarjen e 8 janarit i takon “vetëm Lulzim Bashës”.
Në reagimin e saj, PD-ja shkruan se presidenti dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë blu.
“Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 shtator, kur ajo distancua nga Sali Berisha”, theksohet në deklaratë.
Ndërkohë, sipas PD-së, ndërhyrja e Ilir Metës, në një debat të brendshëm në parti, tregon atë që është thënë nga Basha.
“Që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë”.
Në përmbyllje, PD ravijëzon se “pastrimi i llumit të tranzicionit” është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe “është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes evropiane”.
Më 19 nëntor, kreu i Partisë Demokratike, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si “aseti më i madh i Edi Ramës gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit”.
Basha është ndalur në dy aspekte, në atë që ai e cilësoi si “trekëndëshi i Bermudës”. Aty, për Bashën, bëjnë pjesë Meta, Rama dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.
“Nuk ka qenë presidenti Meta i përfshirë në trekëndëshin e Bermudës. Ndaj presidentit dhe qëndrimeve të tij të drejta në raport me Kushtetutën ne kemi mbajtur qëndrime të qarta mbështetëse, madje më shumë se LSI-ja. Ka qenë Ilir Meta pjesë, personi Ilir Meta”, theksoi Basha.
Kryeopozitari ravijëzoi faktin se për të, Meta shkatërroi fushatën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Veçanërisht, në dy zona elektorale: Vlorë dhe Elbasan.
“Meta ka çuar ujë te mulliri i Ramës”, shtoi Basha. “Pra, kur përmend trekëndëshin e Bermudës, përmend personin Ilir Meta, politikanin Ilir Meta dhe jo institucionin e Presidentit”.
Presidenti Meta, iu përgjigj kryetarit të Partisë Demokratike duke e akuzuar këtë të fundit se “i është ulur në gjunjë për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, nën pretendimin se në rast të kundërt, vendi rrezikonte të shkonte në protesta të dhunshme, për shkak të papërmbajtjes së popullit opozitar nga ana e kryedemokratit”.
Sipas Metës, tensionet ishin të rritura me afrimin e datës së zgjedhjeve. Në çastet kur mori kërkesën e parë nga Basha, Meta ndodhej në një vizitë zyrtare në Austri. Sipas pretendimit të tij, në kthim, ai ka telefonuar kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Gramoz Ruçin, mbi situatën.
Për këtë fakt, ai ka njoftuar Ruçin, por i fundit nuk e pranoi një vendim të tillë.
Ndërsa, Basha, edhe pse e kishte bërë kërkesën jozyrtarisht sipas kreut të shtetit, zyrtarisht nuk e bëri kurrë kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
te gjithe nje llojane po shqiperia vuan nga sistemi i drejtesis eshte i korruptuar
Hahahah! Dekllarate me vend. Koha kur e perdorte Meta si mburoje mori fund sepse filloi koha qe e perdor rama si çingije.
O Lul holandezi – brava! Vërtet ata të tre janë siç thua ti, ama janë dikush që u bene lider me punën e tyre! Po ti o i uruar si u bere ministër, kryetar bashku, kryetar partie ??? Bukur të ka quajtur dikur Tema : kollovar në partinë e Berishës!! A vërtet mendon ti se do të pjerdhte kush ne PD sikur të mos ishte Berisha?! Për bythën tende vdiq në aksident Sokol. Olldashi, apo jo?
Ti ke tre dosje të hapura : vjedhjet në rrugën e Kombit, vrasjet e 21 janarit, dosja amerikane e financimeve ruse !! Mire, me Cian mund ta jesh mbyllur problemin duke firmosur ndonjë letër angazhimi, por si do i besh me dosjet në Shqipëri??
Paske qene jo vetëm fyell por edhe dibran i pabese (se ne fakt Dibra është vend i burrave të mençur)!
Mos è zgjat kot agoninë politike por jep dorëheqjen dhe kthehu në Holandë të shijosh miliardat e vjedhura nga vjehrri yt i piramidave , apo vjedhjet tuaja si ministër e kryebashkiak….
Luli likja berisha jane bajga.
DMTH , Luli ka fituar më 25 prill , po Meta që na paska qënë palë me Ramën , prandaj ka humbur !
Luli tregoi këto përalla a ëndra , në ndonjë planet tjetër , në Tokë jo e jo , se këtu e di dhe BUFI se me kë ishte Meta , po shpejt i zbulove këto prapaskena , që zgjedhjet s’ti paska vjedhur Rama , por t’i paska shitur Meta !
Luli , sa t’ë mbledhësh mëndjen dhe forcat mga BETEJA e 8 JANARIT , më mirë mos u mer me ZBULIME , mundohu të rikuperohesh !