Partia Demokratike është rikthyer sërish tek protesta e 8 janarit e thirrur nga Seli Berisha.
Ndërsa ka publikuar pamjet e dhunës në këtë protestë, PD akuzon ish-liderin historik se ka përdorur banda kriminale për të goditur demokratët.
Në reagimin e PD, theksohet se Kryesia, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur “non grata” për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.
“Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.
Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.
Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.” theksohet në reagimin e PD-së.
MALOKET qe pretendojne se jane shpresa e vendit, por ne fakt zihen sepse shpellen ja kane “xane”
????????
Hajde skeme hajde! O shoku Mero po cfare jane keto more aman!
Keto nga jashte i pa gjithe dynjaja po aty brenda se cfare bene ato islamiket terroriste ende nuk e di njeri. Gaz Bardhi jo me kot u hetua. Ne Elbasan ishte po ky kriminel qe vrau.
skemi shtet, skemi as profesioniste!!
Nese behet nje organizimin per nje proteste cfaredo e aq me shume nje proteste perpara selise se opozites, nga kushdo a cilido, policia menjehere perpara mbajtjes se protestes duhet te dale me njoftimin: “ok, protestoni, por nese do te kete element te dhunes do te nderhyjme per mbylljen e protestes”
Keta katal, me te gjitha mjetet, si ne vitet ‘300, dhe policia mezi nderhyri nga fundi.
Pergezime te gjitheve, sidomos mazhorances, dhe policise per kete shfaqje,…..mbase unike ne bote ( sulmi i selise se opozites nga vete “opozitaret”), ……ngelem duke shfaqur botes idiotllekun tone, me ne krye krahinen veriore te shqiperise!! ????.
Si nuk doli nje figure-post publik, qe te tregoje AFTESI!!!
Te isha vet ndonje prokuror, gjykates apo drejtor policie……se do te tregoja ngjashmerine midis prasit, zogut dhe njeriut.
Parti e destinuar per deshtim, kushdo ta marre. Filloi me bandite dhe do perfundoje me bandite.