PD: Sulmi kundër PD nga individë me rekorde kriminale, e urdhëruar nga Berisha për interesat e tij personal

12 Janar 2022, 14:23Politika TEMA

Partia Demokratike deklaron se sulmi kundër selisë së PD më 8 janar u bë nga persona të inkriminuar dhe e nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale.

Sipas PD, demokratet e braktisën Berishën që donte gjakderdhje.

“Çdo ditë po bëhet më e qartë se sulmi kundër Partisë Demokratike nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me demokratët, e urdhëruar, e organizuar dhe e nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale.

Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike sepse u braktis nga shumica dërrmuese e demokratëve në përpjekjen e tij kriminale për të shkaktuar gjakderdhje mes tyre. Demokratët refuzuan dhunën dhe zgjodhën të ardhmen!”, deklaron PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje