Një atdhe që shpëton tri herë nga një atdhetas

12 Janar 2022, 13:07Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ndoshta po mendon se gabova me fjalën ‘atdhetas’?… Jo. Fjalën e mirë ‘atdhetar’ e kanë zënë prej shekujsh, nuk kam si e përdor në këtë rast. Një ‘atdhetas’ që e ka çuar atdheun deri në pikën e vdekjes disa herë, nuk mund të quhet atdhetar.

Tani atdheu krenohet se ‘shpëtoi’ më në fund, tri herë: Që nga viti 1992, 97, 98, 2008, 20011… Po edhe nuk u ka hije banorëve të atdheut që të thonë, ‘shyqyr, shpëtuam tri a katër herë’; në fakt duhet të ndjehen të poshtëruar e të thonë ‘u dhunuam disa herë’ nga atdhetasi.

Ja kjo është.

Hera e tretë, ndoshta edhe e katërta apo e pesta, është kjo e kësaj radhe: Sali Berisha me ushtrinë e tij u nxorën nga radhët e ‘këtej Lanës’, tani janë në anën tjetër të lumit.

Po çfarë ka ndodhur kësaj radhe për të cilën po themi se ‘shpëtuam’? Në stilin e përrallës mund ta tregojmë kështu: Një ditë prej ditësh erdhi Amerika, na zbuloi si popull që kishim vuajtur diktaturën komuniste, dhe na mëkoi. Erdhi prapë e na pa se po vuanim një ‘budallallëk’ tjetër; na bëhej sikur kishim kapur demokracinë, por në fakt ishim duke hyrë më thellë në vuajtje. Erdhi prapë dhe prapë na pa që lideri na poshtëronte, na fuste në luftë me njëri tjetrin; na merrte kursimet e familjes dhe na linte ‘nën hënë’; vriste njerëz dhe me të vrarët ngrinte lavdinë e vet para të gjallëve…

Erdhi Amerika përsëri dhe vendosi të flasë si doktori i mirë që ka konstatuar kancerin. Këtë herë Amerika i vuri emrin ’kancerit’, e shpalli Brishën ‘të korruptuar, anti-ligj dhe minues të demokracisë’.

… Kjo është ngjarja e treguar si në përrallë.

E vërteta e treguar si në politikë është kjo:

Partia Demokratike, përgjatë gjithë natës deri në mëngjes sot, mundi të përjashtojë ‘përjetësisht’ Sali Berishën nga Partia Demokratike. PD i kishte shërbyer si ‘dashi’ mesjetar për të goditur si portën e kështjellës, si ekonominë, si çerdhen e fëmijëve edhe sigurinë e atdheut. Berisha, gjatë goditjes me ‘dash’, u përjashtua së bashku me një ‘shtab zyrtarësh’ të tij të korruptuar: Presidentë shteti, ministra deri zëvendësministra. Ora 3.30 e mëngjesit, siç shkruajnë kronikat, i gjeti të gjithë përtej Lanës, nën hijen e pallatit më të lartë që është ndërtuar në vendin tonë. Ata, ‘përjetësisht’ nuk mund ta kalojnë më Lanën për të ardhur ‘këndej’.

Çfarë është ‘këndej’?

Këndej është ana ku rrinë njerëz të zakonshëm, njerëz të frikësuar ose të trimëruar; fëmijë e të rritur; nevrikë me ata që kërkojnë burgosjen e Berishës apo të etur që ta shikojnë prapa hekurave; të pafajshëm apo edhe fajtorë… Të gjithë janë nga ana e Lanës ku nuk mund të jetë më Berisha dhe enturazhi i korruptuar. Nga grupi i njerëzve të zakonshëm të popullit, me siguri, nesër do të dalin disa mëkatarë përkundrejt ligjit ose pronës, që edhe ata do të kenë fatin e grupit ‘Berisha’. Por kurrë nuk do të ketë më njerëzimi ynë atë rrezik që erdhi prej atij grupimi. Kur PD tha sot në ora 3.30 se përjashtohet ‘përjetësisht’, kishte parasysh pikërisht këtë gjë.

Por edhe këtë e bëri Amerika, e cila na pa për herë të fundit që nuk kishim ‘sy për çapje’ që ta shpëtojmë ‘atdheun nga atdhetasi’.

Pesha e aktit të ‘përjashtimit përjetë’, shkon më tej e më tej.

Më tej, fillesa:

Nëse Sali Berisha dhe enturazhi, guxojnë t’i hyjnë me dhunë selisë ose Kuvendit, ose Gjykatës, ose shtëpisë së dikujt…, këtu del një hendek: Berisha nuk ka më mandat politik, as ‘demokratik’, as ‘lesh-e-li’, dhe që këtu merret drejt Prokurorisë. U morëm vesh, zoti Berisha, që nuk mund të këpusësh më asnjë fije bari, e jo më jetë njerëzish ‘në emër të Partisë’?

Më tej, hapi i dytë:

Në ‘lumin Lana’, si në ujëra të ndotura gjatë 30 vjetësh, po  hidhen rrjetat nga ku do të dalin krime, vjedhje, korrupsion…, me kuintalë. Të gjithë zyrtarët e neveritshëm që mbështetën Berishën, secili prej tyre ka pjesën e vet në krim dhe korrupsion. Këta i ishin ngjitur në lëkurë Berishës dhe Berisha PD-së dhe PD e ngjitur pas atdheut…

Më tej, hapi i tretë:

Tentativa për të krijuar një grupim politik ‘ombrellë’, me qëllim që të përsërisin ‘menynë e 30 vjetëve’, do të jetë e dështuar që në fillim. Secili që i vjen rrotull Berishës dhe fatkeqësisë së këtij dheu, e ka të ndaluar të komunikojë me Shtetet e Bashkuara. U.S nuk është një shtet inatçi, siç duan ta quajnë këta; U.S e di mirë se këta kanë ndërtuar skeletin e një fryme dhe grupimi terrorist anti- amerikan. Vetë Berisha e la vendin, në vitin 1997, me më shumë se 100 celula terroriste, ku përfshiheshin organizatat e al- Qaedas të bin- Laden, etj… Edhe këtej, grupimi që kaloi përtej Lanës, ka përpara tabelën ‘no- pasaran’.

…Shumë punë të mëdha vijnë për një arsye ‘të thjeshtë’. Kështu ndodhi edhe në ora 3.30, sot. Kjo mund të jetë dita e fundit kur ‘atdhetarët’ të ndjehen mirë pse ‘shpëtuam edhe kësaj here’. Herën tjetër e mendojnë prapë me shpresë se ‘prapë do të kalojë Amerika këtej pari..’

19 komente në “Një atdhe që shpëton tri herë nga një atdhetas”

  1. Blendi says:

    Analize brilante

    1. Spiridon Niko Jani says:

      Mbasi e ke lexuar, në mëndje të shkojnë mendime nga më të ndryshmet, dhe pikë së pari, mënyra se si Qupa Frroki ka bërë këtë rrëfenjë, si përralla me mbret, tregon se është plakur, për mos të thënë edhe matufepsur…
      Sot shqiptarët, jetojnë në vetë të parë, teknologjknë 5G, e prekin e shikojnë, e ndjejnë, dhe e perceptojnë nga mënyrat më të ndryshme, si tu shkrepet, me një liri pa kufijë mendorë e fizikë, pa streset e prinderve apo gjyshërve të tyre, e sidomos GJYSHËRVE nga katundet e Mirditës që nuk kanë patur shtepi, por një kasolle me thupra thane e shkopinj dëllinje, që çka frynte jashtë, hynte brenda, elektrik jo e jo që nuk bëhej fjalë, në vend të jestekut vinin një kërcu druri dhe do të ishte komoditet po të kishin ndonjë rrogoz të shkapërdorur për shtroje në vend të dyshekut, dhe po të hanin ndonjë ditë jave “byrek” hithrrash me krunde misri, ishte festë në atë familie.
      Pra, zotni Qupa Frroki, i lindur e i rritur sa sipër, rrjedhimisht në mëndjen e tijë, u krijua psikoza për mbijetesë, e si pasojë, i u kultivua vesi i pabesisë, i të goditurit nën brez të çdokujtë që i dilte përpara në rrugëtimin e tijë në jetë……dhe kështu, me shpatën e “pabesisë”, me shumë “yndyrë kulture” e “edukate” në aparencë, arriti deri këtu ku ka mbërritur sot, duke mos patur asnjë mik, asnjë shok që ti besojë më këtijë njeriu me frymë jezuiti.
      Kështu pra, Qupa FRROKI, është bërë si plak i rrjedhur e matufepsuf, që për të arritur objeltivat e veta pasurore, “shet” edhe gruan edhe femijët si njeri pa edukatë e formim të thellë, familiar e shoqeror, e që do ti shkonte për shtat, një thënie proverbiale tironce, KATUNDAR MËR SUMË PARRUR (bythë pa larë), ME TI RRJEP ENE SHTATË LIKURË, SHEHERLI (qytetar, zotni…), NUK BËHESH KURRË….
      Kaq.
      Qupa FRROKI, është dhe do të vdesë e do të mbahet mënd, si burrë i keq.

      1. Ilir says:

        Mjeran…! Hic me teper se… Mjeran je.

  2. Arifi says:

    Frrok ne vend te E verri I , ATDH…I…TASI.

    1. Karma sapo filloj,, says:

      Uroj qe te kene marre fund kronikat e zeza qe berishizmi per 31 vjet nuk reshti te ndaloje por vetem e eskaloj duke pasur djajte si veten ne mbeshtetje te masakrave te njepasnjeshme,,
      Besoj se nuk do kalbe varri per deshtimin e fundit dhe ketu karma sapo ka FILLUAR,,,

  3. qytetar says:

    Respekt pa fund per te vertetat we thua per BISHEN qe vrau vendn e tij.
    Ngushellim per te gjithe dashamiresit e Bishes.

  4. Artan says:

    Shkrim brilant, te lumte pena Frrok

  5. Olimpia says:

    Ne vitet 60…70..te te rinjte e Tiranes kendonin nje kenge ,jo zyrtare,qe vinte nga bota tjeter e Tiranes….
    Suzi… Suzana
    Kur ti del nga Lana..
    Te gjithe djemte ty te shikojne..
    Behej fjale per nje Suzi ,vajze e lire,qe nuk pyeste per moral,per rregulla,….me nje fjale bente cte donte .Por nuk bente keq.
    Ne se kjo Suzi do te shikonte Berishen duke bredhur si i marri nga Lana me nje tufe primitivesh….do te tmerrohej ,do te largohej e trembur….Sepse syte e kuq nga termini te kesaj hordhie kane 30 vite qe trembin shqiptaret.
    Me se fundi Cecua ,duke pare se shumica e shqiptareve i trembeshin hordhise ,nxorri bicakun .
    Hej Sali shpellari,bicaku i Cecos te ka shnderruar si nje fantasma shekspiriane.

  6. Sul Koburja says:

    Frrok a mundesh me më shpjeguar për
    2 fakte që s’mundem mu u gjet nje përgjigje.Po i rendis më poshtë:
    Një nga të dënuarit me vdekje si pjesë e grupit të Mehmet Shehut kur e çuan për
    ekzekutim i kërkuan fjalën e fundit dhe ai tha”Të rrojë sa malet shoku Enver.Ku vë këmbën ai unë pi ujë.”.I futën plumbin pas kësaj dhe ai e dinte 100% se do të ndodhte.Fakti i dytë :Shteti amerikan i tha zyrtarisht Berishës je politikisht i vdekur me vendimin e tij.Saliu po bën për 8 muaj me rradhë xhiro nëpër Shqipëri duke thirr rroftë amerika vendi i lirisë e demokracisë.Dy raste pa precedent mendoj në historinë njerëzore.A mundesh me më shpjeguar or mik çfarë është ky konstitucion i pashoq mendor.

  7. rako says:

    Ndize nje llulle o Frrok “llulla”.

  8. Lili says:

    Gabim i madhe titulli! Se titulli i vertete do te fuaje te jete nje shtet qe le nje keqbetese te lire me kaluar Atdheun 3 here, cfare shteti eshte pos shtet ineficient, pa asnje mekanizme per te vepruar si shtet! Pse kemi kete shtet eshte pyetja tjeter, e pse qe 8 vite kjo qeveri poedhe ato perpara e lane te lire keqberesin?!
    Disa thone me dashje sepse vjedhin ma rahat bashke edhe ndajne tepsine bashke si me Portin e Durresit ku vjehri i Bashes investon si ne Kullat ne Tirane ku erion Veliaj merr hisen e vet per kullat e keqberesit!

  9. Real says:

    Perralla zoti Frrok. Nuk na the nje fjale per ato ketej lanes qe deri dje ishin taborr i Berishes ku ben pjese edhe kryetari i PD i shkarkuar,ai qe eshte bashke autor i krye kriminelit Berisha tash 16 apo 17 vitet e fundit. Na thuaj nje fjale per fytyren e korupsionit te qeverise Berisha qe ne 16 vjet Berisha i dhuroi 16 a me shume poste ne qeveri,bashki dhe i dhuroi edhe Partine qyl duke kryer edhe krime qe mund ti beje vetem kr/krimineli Berisha. Na thuaj nje fjale per ministrin e mbrendshem ne kohen e 21 janarit 2011. Na thuaj nje fjale per te akuzuarin e aferes se rruges se kombit.
    E bukura e gjithe kesaj eshte se ky Lulushi qe eshte ketej lanes nuk duhej ndare per asnje aresye nga krye krimineli andej Lanes. Po mbroni kriminela ne shkrimet tuaja zoteri duke na e paraqitur situaten sikur tash PD shpetoi qe perjashtoi Berishen. Jo zoteri mos perhapni tymnaja kot sepse bashke me Berishen andej Lanes duhej shporrur edhe vellai eskimez i vogel i krye kriminelit qe e ka emrin Lulzim Basha qe ju gazetar te kazanit po e mbroni me aq zell.

    1. Shefqet Çela says:

      Gjumashi Basha mund t’i ketë edhe “duart me gjak”, por tani unë e quaj Hero në sensin që po bën atë që se ka bërë askush: qëroi XHOZIN e lapangjozë, dhe tani arriti tek burimi i së keqes me zagarët pas veten.
      Nuk shquhet për trimëri por çuditërisht tani ubë BURRRRË!

  10. Indignados says:

    Po nga ty kir do shpetojme? Se per ty nuk behen as protesta. Per shkrimet e kam nje zgjidhje: NUK TE LEXOJ kurre se nuk i mdjek spiunet e komunizmit. Por nuk te durroj dot as si portret, se cfare ke brenda e shfaq jashte ?

  11. Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve says:

    Frrok Cupi, je i ster-konsumuar ne keto 30 vjet publicistike ca me keq se Saliu ne politike.
    Ke nderru prehera pushteti sa je lodhur e ke mallkuar opozita sa ke plasur.
    Tani GAME OVER edhe per rracen tuaj te prapanice-lepiresave te te gjithe pushteteve.
    Jeni bere aq balte sa kane ndot t’ju shkelin e jo me t’ju mbajne serish ne preher.

  12. Teli says:

    Po çportret tjeter do kete ky perveç atij te “rojtarit te varreve “. Ky me siguri qe bashke me merot, ngjelet, patat e Doçerat ne çmendine do perfundojne nga “Berisha kompleks “

  13. Le të vijë Amerika dhe le të na çliroj nga Berisha,para 22 viteve Amerika erdhi dhe na çliroj nga Serbia,para 30 viteve erdhi Amerika dhe e rrëzoi diktaturën,kur të ik Berisha do të themi ne e kemi larguar,ashtu si themi se para 22 viteve e larguam vet Serbinë dhe sikur vazhdojm të themi e madje edhe të besojm se ishim ne që e rrëzuam diktaturën.Ne si shoqëri kemi problem me pamjaftueshmërinë e të rezonuarit dhe të funksionuarit ,ne nuk kemi kapacitet kulturor për ta përballuar çfarëdo destruktiviteti shoqërorë që na shfaqet dhe sillemi rreth vorbullës së atij destruktiviteti deri në vetëshpërbërje.Mirë se të vijë Amerika!,fundja meritojm edhe ne të jetojm jetë të zakonshme!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje