Berisha: Ky është gabimi i jetës sime, përjashtimi im është “zero”. Kush e ka legjitimitetin në PD?

12 Janar 2022, 22:25Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gabimi më i madh në jetën e tij është se nuk ka kandiduar përballë Bashës në momentin kur ai ka refuzuar të japë dorëheqjen.

“Synimi im ka qenë mbrojtja e interesit kombëtar. Ky është një projekt që tre jetë t’i kisha ia kushtoja këtij projekti. Edi Rama kishte parim të politikës së jashtme zero problem me fqinjët. Projekti im merr fund minutën e fundit të jetës sime. Do vazhdoj aq sa do pranojnë shqiptarët. Gabimi im ndër më të mëdhenjtë e jetës time është se në momentin kur më tha nuk jap dorëheqjen duhet t’i thoja duhet të përballemi. Por unë kisha premtuar që largimi im është pa kthim”, tha Berisha në RTK.

Ai deklaroi se vendimi për përjashtimin e tij është marrë nga një person që sipas tij është shkarkuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Vendimi për përjashtimin tim është zero nga një person që është shkarkuar. Është një tallje me veten e tij të një njeriu që është kukull. Legjitimitetin e PD e ka vetëm komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD. Grupi parlamentar i PD në çdo forcë politike të botës kur të vijë puna në zgjedhje në parti, janë vetëm një votë. Ky është një proces partiak ku janë bashkuar një pjesë e deputetëve.

Kur unë kam dhënë dorëheqjen kam deklaruar se largohem nga çdo funksion por nuk dorëzoj Sali Berishën. Sali Berisha edhe në diktaturë ka mbrojtur interesin kombëtar. Unë nuk mund të tjetërsoja. Unë jam intelektual dhe mision kam interesin publik. Basha ka përdorur pabesi ndaj Berishës”.

Berisha foli edhe për Ballkanin e Hapur duke e quajtur atë një aleancë trilaterale mes tre vendeve.

“Unë nuk mund të merrja atribute që i kishin të tjerët por kam kundërshtuar me dhjetëra raste që në takimin e parë kur quhej Mini Shengen. Ajo është një aleancë trilaterale sepse janë tre vende që e kundërshtojnë. Ka futur luftën e ftohtë në Ballkan. Është hapje e zonës për influencën ruse. Është nja vasalitet i plotë i Shqipërisë ndaj Beogradit. Pavarësisht se jemi dy kemi një interes kombëtar. Unë dua të them që çdo gjë që dëmton Kosovën, dëmton edhe Shqipërinë. Nuk mund të pranoj kurrë një projekt që e nënçmon Kosovën”, deklaroi ai.

9 komente në “Berisha: Ky është gabimi i jetës sime, përjashtimi im është “zero”. Kush e ka legjitimitetin në PD?”

  1. Koli says:

    Or po ky eshte Byth shkerdhym fare.Po detin grekut,kush ja dha Plaka ime.Shkerdhat mashkull,dole me ze dhe figure kur firmoste djali yt Basha dhe ajo e greqise.Ti rrije si legen mbrapa,apo harrove.Cfare thoje per Kolonelin qe ta corri masken,thoje qe eshte i cmendur dhe i rrjedhur nga trute.Ti je Bastardi me i madh i ketij kombi,Sali Berisha.

  2. pjatalaresi16 says:

    Ik ore plak i bezdisur dhe i marrosur, kur do te vije ajo dite qe mos te shikojme ne gazeta dhe TV sa e bere rremuje gjithka shko ne mal atje ku ke dhe folene dhe beju shoqeri uqerve ae ata ndoshta do te pranojne.

  3. 30 vjet deshtim? says:

    ik ore budalla ????

  4. Sahale-Shpellari says:

    Po ku te plas ty per Kosovon more gjakatar, ti lejove dhe mundsove derdhjen e gjakut te vellezerve dhe motrave Shqiptare ne Kosove kur lejoje cisternat e naftes ne portet dhe rruget e Shqiperise te cilat furnizonin makinen vrasese te Milosevicit… Sa hipokrit qe je more SaHale.

  5. Goni says:

    Sali ju nuk keni asnje gabim sepse gabimi eshte per ata qe kuptojne edhe kane ate prerje qe te pranojne vertet gabimet duke dhene shembullin me veprime te pastra edhe jo me sikur apo genjeshtra per ti permiresuar ato gabime.

    Sali gabimi eshte i Ramiz Alise edhe gjithe asaj klase politike qe perfundoi ashtu e turperuar se e moren ate popull me triska edhe me triska e perfunduan edhe sikur mos te mjaftonte kjo i dhuruan shqiptareve edhe nje si ty qe per 30 vjet krijove ate fryme dmth zevendesove shqiptareve Enverizmin me Berishizmin.

    Nuk e kam dashur Enverin por jam 100 here i sigurt qe po te ishte gjall do te kishte drejtuar 100 here me mire se ty edhe po ta lejonin konjukturat politike dmth mbeshtetja qe te eshte dhene ty Sali nuk politikan qe e ka patur ne shqiperi shanset qe ke patur ti per ta zhvilluar ate vend nuk krahasohen me ato te Enver Hoxhes.

  6. Red says:

    Ik more mortje na u hiq qafe, ti je nje kumunist / kriminel fatkeqesia e Shqiperise qe na humbe kaq shume vite.

  7. pjeter says:

    “Synimi im ka qene interesi kombetar” per kete arsye u shiti nafte e mbajti gjalle makinerine serbe,per kete arsye takohej fshehur me Sllobodanin,per kete arsye hapi depot e armeve dhe shkaktoi katrauren midis shqiptatesh,pikerish ne te njejtin moment qe kombi kishte nevoje per ushtri ai e shkatertoi komplet.
    Interesi dhe nderi kombetar vihet ne vend, kur ky njeri te kaloje ditet qe i mbeten pas hekurave,edhe qe soji i tij i pasuruar me mallin e gjakun e shqiptareve ti ktheje ato qe ka vjedhur,e te fillojne te punojne per te jetuar.

  8. Ilirjan says:

    Nje projekt qe e nencmon Kosoven, si ai projekti qe i jepje nafte Bullatovicit e Milloshevicit per… ta ngrohur Kosoven me zjarrin e shtepive te djegura?! Kur Amerika dhe bota perendimore vendosnin embargo dhe ti sali e thyeje per te ngopur edhe xhepat e tu? Sa I PA FYTYRE… ?!

  9. Zysha says:

    FUCK YOU! BASTARD KOMUNIST I THEKUR….NA BEN PERRALLA ME MBRET….QERROHU QELBESIRE KOMUNISTE! LERE KETE POPULL NE HALLET E VETA…O KRIMINEL BAJGE SHPELLE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje