Opozitarizmi shqiptar matet me urrejtjen ndaj Edi Ramës

13 Janar 2022, 10:44Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Opozitarizmi shqiptar matet me urrejtjen ndaj Edi Ramës. Ky është kuti, dhe demokratët kanë qenë në vijimësi në garë me sho-shoqin se kush ta urrejë më shumë, me gjithë shpirt, kundërshtarin, ose kush të shfaqë më shumë urrejtje, s’ka gjë se në të vërtetë mund të mos ketë ndonjë urrejtje kushedi se çfarë. Kjo është karakteristika kryesore e opozitarizmit shqiptar prej vitit 2013. Është stili berishian i ballafaqimit me kundërshtarin. Është edhe një mënyrë për t’u identifikuar politikisht. Kundërshtari shpallet armik, delegjitimohet, diabolizohet, dhe me të nuk mund të ketë ura komunikimi.

Kështu është vepruar me Nanon, me Metën, me Majkon, me Mejdanin, e tani me Bashën. Dhe këtë stil më mirë se kushdo e ka bërë të vetin Basha d.v., i cili për mua është kopja më besnike e Berishës. E pas tij, gjithë të tjerët, që nga më të rafinuarit e deri te ata, prej të cilëve ti e pret një gjë të tillë. Kujt i shpëtojnë fraza apo gjeste të shkujdesura, që nuk e bartin a shprehin këtë armiqësi e urrejtje ndaj Ramës, duhet ta dijë se do të japë llogari një ditë.

Ju kujtohet se ç’ndodhi para një jave? Lulzim Basha shkoi në shtëpinë e Irfan Hysenbelliut, apo ndoshta në një bar-restorant, ku boss-i i njohur i medias, tok me familjarët, prisnin ngushëllime për nënën që kishte ndërruar jetë. Në të njëjtin vend u tha se ishte edhe Erion Veliaj e Taulant Balla. Nuk dihet nëse kanë qëlluar në të njëjtën kohë. Nuk ka asnjë provë për këtë. Dhe këtë po e theksoj për saktësi të kronikës, e jo sepse ka rëndësi. Nuk ka fare rëndësi. Mirëpo, Berisha klithi me të madhe se Lul Pengu është takuar me Veliaj e Ballën.

Ky ishte një rast shumë i mirë që Basha të bënte diferencën e ta tregonte veten ashtu si kanë pasur qejf ta vizatojnë të vetët në mënyrë të sforcuar, dmth si politikan me stof perëndimor. Ishte një rast i mirë pra për të dalë e për të thënë: “Kam takuar Veliajn e Ballën? E ç’ka këtu për t’u skandalizuar? I gjeta brenda, apo më gjetën brenda, dhe u takuam. Doni të më kryqëzoni për këtë? Jeni të çmendur? Nuk është turp t’u japësh dorën kundërshtarëve politikë. Turp është të bësh të kundërtën.” Edhe sikur të mos kishte ndodhur fare kjo ngjarje, ai do duhej të bënte sikur kishte ndodhur, në mënyrë që ta normalizonte në sytë e të gjithëve një gjest që prej Berishës e berishianëve konsiderohet i poshtër, i lig. Ky do të ishte shërbimi më i mirë që ai do t’i bënte politikës e publikut.

Mirëpo Basha bëri të kundërtën. Ai u ndie i fyer për këtë shpifje, dhe zuri të jepte prova apo në një farë mënyre të betohej e stërbetohej se kjo nuk ishte e vërtetë e nuk kishte se si të ishte e vërtetë. I tha publikut: “Shikoni se deri në ç’pikë ka arritur ligësia e Sali Berishës”!!! Edhe mbështetësit e tij bënë të njëjtën gjë në publik. Po prisja një demokrat, një të vetëm, që t’ia bënte të qartë Berishës se nuk ka asnjë mëkat apo krim në këtë mes, edhe sikur të ketë ndodhur, se mëkat është që takime të tilla të shmangen a të damkosen etj., etj. Por jo, nuk qe e thënë.

Një rast tjetër. Para disa orësh, mediat berishiane (janë gjithnjë po ata) publikuan foton e një deputeti të Vlorës, Arbi Agalliu, me Edi Ramën. Dhe komentet ishin: “Ja, deputeti i Lul Pengut, u takua me padronin”. Deputeti në fjalë bëri një hap të mirë përpara, ndonëse jo të plotë. Hapi i plotë do të ishte, nëse do t’u drejtohej atyre që po e padisnin për këtë foto të pafajshme me fjalët: “Refuzoj të marr pjesë në këtë lojë të shëmtuar, që bëhet nga mendje të varfra e të mjera; refuzoj të justifikohem për një gjest të tillë. Do të të më vinte turp po të justifikohesha. Dhe përbuz këdo që kujton se më bën me turp për atë foto.”

Për fat të keq nuk bëri këtë. Por, siç thashë, bëri një hap përpara. Tha (po e riprodhoj pikë për pikë prej website-it të televizionit ABC News, ku atë e intervistuan): “Nuk ka asgjë më shumë sesa duket në foton e nxjerrë si sensacion nga specialistët e manipulimit dhe të dhunës verbale e fizike. Është një përshëndetje 2 muaj më parë (13 nëntor), siç këmbehen 2 njerëz në të njëjtin mjedis dhe kaq! Në kulturën dhe formimin tim nuk kam asnjë kompleks të përshëndes këdo. Në jetën time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njerëz me bindje të ndryshme politike, me pozicione të ndryshme e statuse të ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale.”

Ju duket se ky është një hap i madh përpara që e sfidon disi kulturën politike shqiptare, e sidomos kulturën e palës, së cilës ai i takon? Ok, edhe mua kështu më duket. Më vjen mirë që ka ndodhur. Më vjen keq që më vjen mirë, sepse është thjesht një gjest gjysmak, por në të njëjtën kohë më duhet ta pranoj se është një gjest i rrallë. Nuk është e lehtë të bësh gjeste të rralla në një shoqëri si kjo e jona.

Kam një dyshim, megjithatë, që dua të shpreh. Kam dyshimin që është rrethana politike që e ka esëlluar e emancipuar deputetin. Sikur PD-ja të mos ishte e ndarë e sikur të mos ishte ky konflikt Basha-Berisha, ai do të ndihej i fëlliqur prej asaj fotografie. Qofsha i gabuar, por unë besoj se është kështu. Do ndihej i fëlliqur nën presionin e kulturës shtypëse berishiane, prej së cilës sapo ka shpëtuar.

20 komente në “Opozitarizmi shqiptar matet me urrejtjen ndaj Edi Ramës”

  1. Shqiprija ndryshone kure te ndryshone mentaliteti says:

    Problem eshte mentaliteti Turke Otomane Komuniste bolshevike Lindore Kryministri i Britanise dhe krytari i opozites dhe deputete e te gjitha partive takohen mes veti për dite kure ka palamen në kafet e baret e Plamenti dhe kamrate i filmone duke biseduare me njeri tjeter. Por kjo nuke do thote se bine dakorte per çdo gje a po me pak bën pazare ne korrizet te popullit vet per ti vjedhure.. Shqiprija ndryshone kure te ndryshone mentaliteti Turke Otomane Talibane komuniste bolshevike poshte Edi Rama Erdogani, Sali Vrasi ,ilir hajduti, te gjith Jane hajdute..

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Eshte nje urrejtie pathologike te muslimon brother’s (pd,lsi,pdiu) ndaj kristianeve (orthodhoxe ne vecanti) Ramo/PS-se ,pra urrejtie mes dy boteve arabe nga njera ane dhe kristiane nga ana tjeter…..
      Por do te thot dikush se PS nuk eshte vec e kristianeve!?
      Normale,se do te qe apsurde pasi kristianet orthodhoxe jane autocthonus sot katandisur ne vetem 10%,kshq si te tille ne numer u jane bashkangjitur edhe disa turkoshqipfoles si bashkvotues te PS.
      Shume muslims jane te qart se vec nen udheheqjen paqsore e tolerante te kristianeve orthodhoxe do te mund tju sigurohet atyre dhe femijeve te mitur tyre nje jete normale,ndrishe nen thundren e birazereve sunite nuk do tju ndahet huri nga kurrizi…..

      1. ben says:

        Dolen edhe 300 evrovistet neo-greke me teorite e tyre bajate, qe i ka mbetur ora ne shekullin e V.

      2. tironci says:

        Ja dhe dylberet e suniteve qe nuk u rri suma rehat. Jeni bo si Shabon Qosja qe kruhej vete me cdo njonin qe e shikojte n’rruge.

    2. Vranakonti says:

      I ngrenç mutin Edi Rames dhe t’a kesh per nder o qen qe thua poshte Edi Rama.Ai eshte ne punen e tij dhe nuk po i bene njeriu qeder.Ai nuk eshte sharlatan si Saliu yt me Lulin qe u bene gazi i botes duke luftuar brenda njeri me tjterin.Por ju qe flisni keshtu nuk kini as sy e as tri te shikoni dhe te arsyetoni,o te poshter,o budallenj.

  2. mik says:

    Partite shqiptare jane bere parti private te kryetareve te tyre. Duke qene te tilla, atehere ku duhet te drejtohet opozitarizmi : tek partia apo tek personi qe e posedon ate si prone te tij ?
    Ketu nuk flas vetem per Edi Ramen por te gjitha partite qe ka pas ky vend qysh prej pamvarsise se vet ne 1912-n.

  3. biks says:

    Keta idjote skane ci bejne gomarit dhe i bien samarit…. O idjote keshtu si jeni katandisur ju Rama deri ne 2030 e ka siguruar….

  4. busho says:

    Pse me urrejtjen mor fshatar ì “civilizuar”…

  5. eli-tiv says:

    …koncept primitiv i te berit opozite…qytetaret duhet te dine cfare…
    si….sa dine te bejne keta opzitare…Duan te marrin pushtetin…o,k…..cfare afrojne ??? alternativen e vizionin…dhe garancine qe japin. T’ju thuhet qytetareve qe nuk do vrasim qytetare demostrues nga godina e k/ministrise….Sa here kane patur pushtetin na kane lemerisur…..Ne se do dalin te thone energjine …ujin …lumenjte…pyjet ..kufijt….etj…ja ku i keni…beni cte doni….e ne do bejme tonen…me mire rrini aty ku jeni e mos ju shohi me surratin…(fytyre nuk keni me)

  6. On says:

    Si ti o Muc qe ke 20 vjet e ha buke nga Berisha…dhe si ambasador e sot me shkrime…boll me….tregoni se beni dicka tjeter…ne maje te hundes Basha,Berisha ,Rama ,Meta te ikin te 4…

  7. Kostari says:

    Kurse analizat e Muçit maten me urrejtjen patologjike qe ka kunder Berishes.

  8. Edi says:

    Nano eshte analisti qe nderton fjali te tipit: Une se kam lexusr por mendimi im eshte se…. une se di kete histori dhe as e kam care koken te pyes… por jam i bindur se…
    Ne nje vend mbushur me njerez te ditur e aresimuar , ekspozimi i mendimit politik e social eshte kufi zuar ne pak sharlatane te tipit Nano a Cupi e Zogaj etj… qe fillesat ja detyrojne nje miqesie a krushqie apo favoritarizmi me ndonje personazh politik… keneta me e madhe nuk eshte ajo politike, eshte ajo mediatike.

    1. Artan says:

      Jam plotesisht dakord me Nanon, vezhgim dhe analize perfekte

  9. shori says:

    Or Muc, kot i perpiqesh te gjesh “shpjegime” dhe i bie anes e anes. Kjo qe shume bukur e thua, ndodh per dy arsye te thjeshta:
    1- Shqipot, (sidomos malokeria) kane akoma kulturen e fiseve tribale, shpellare, mesjetare, ku mbizoteron ligji i xhungles.
    2- PD nuk eshte parti politike, (sic perpiqeni ta paraqisni) por nje grumbullim bandash mafioze e mbeturinash llumpen te regjimit komunist, nga ky popull qe pershkruam me lart. Ky eshte realiteti lakuriq dhe cdo perpjekje tjeter “analizash shkencore”, eshte per te mbuluar mutin me shurre….

  10. Big up says:

    Ky medioker eshte thjesht nje shares asgje me shume. Dikush shan nga nena, dikush nga gruaja , ky ka kompleksin e sharjes nga Berisha. Nje buffon pompoz qe fillesat i ka te nje nga maskaralleqet e Berishes: Ngritja e personazheve anonime dhe pa vlere si puna e Nanos.

  11. TIRONA says:

    Nuk e dinja sa gazetare gamore-katundare ka Shqiperia!

  12. Roni says:

    Ne fakt ju Mustafa jeni nje nga gazetaret kryesore qe keni krijuar kete gjuhe urrejtje.

  13. USA says:

    Bravo Muc,me pelqeu shume ky shkrim,politikanet,militantet, simpatizantet e partive duhet te distancohen nga gjuha e urrejtjes qe e ka kultivuar shpellari I Vicidolit Sali Berisha.Eqerem bej Vlora me kujtimet e tij flet me respect per kundershtarin e tij politik Fan Stilian Nolin,ai thot se ne bisedat me te konstatova nje njeri kulturuar dhe kultivuar.

  14. Vranakonti says:

    I ngrenç mutin Edi Rames dhe t’a kesh per nder o qen qe thua poshte Edi Rama.Ai eshte ne punen e tij dhe nuk po i bene njeriu qeder.Ai nuk eshte sharlatan si Saliu yt me Lulin qe u bene gazi i botes duke luftuar brenda njeri me tjterin.Por ju qe flisni keshtu nuk kini as sy e as tri te shikoni dhe te arsyetoni,o te poshter,o budallenj.

  15. Nje mergimtar says:

    Z .Nano,kjo simptome eshte e trasheguar nga diktatura.Jo ne pak raste takime te tilla edhe midis shkesh klase qe rridhnin nga grupime te ndryshme (te partise e te “armiqve”) ngriheshin akuza per denigrim e denime.Per aq kohe sakundershtarin do ta quajme “armik” ky etiketim e ky qendrim do te mbahet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje