8 janari, PD: Për fat të mirë nuk u derdh gjak, Berisha dhe mercenarët e tij dështuan me turp

13 Janar 2022, 10:29Politika TEMA

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, PD-ja ka reaguar edhe njëherë tjetër për protestën e 8 janarit në seli.

“Berisha dhe banda e tij dështuan me turp, sepse demokratët i braktisën. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD-ja po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për t’u ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”.

Më tej në postim, theksohet se dhuna u frymëzua nga Sali Berisha:

“Për fat të mirë, më 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunën për javë me radhë, që kur deklaroi se PD-ja nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes non grata për korrupsion.

Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD-ja po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për t’u ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”.

1 komente në “8 janari, PD: Për fat të mirë nuk u derdh gjak, Berisha dhe mercenarët e tij dështuan me turp”

  1. Franz Kafka says:

    Per te gjithe ata analiste qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar paten mundesi te dallojne dicka te re: Basha eshte po aq gjakesor dhe barbar sa Berisha, ndoshta me keq nga ai nese nje dite do te marri pushtetin. Prandaj vazhdoni mbrojeni Bashen se kohe me vone do e kuptoni mire se cfare jeni duke bere tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje