Sali Berisha foli pas dëshmisë së sotme të dhënë në prokurori për ngjarjet e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.
“Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen pasi është shkarkuar nga anëtarësia shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk ekziston kurrkund tjetër, de facto ia dorëzoi Edi Ramës seli të blinduar. Këto janë elementë të deklaratës sime.
Pa diskutim që kjo ishte një çështje pjesë e deklaratës sime dhe Partia Demokratike do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh, vrasësish, trafikantësh që po mbledhin. Emra konkretë i ke dhe në Facebook-un tim. Kështu që besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se çfarë po ndodhte në narkoshtet.
Tani çështja tjetër që unë shtrova me forcë. Si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës, përdori dhe banda e “Lulzim Bravës”? Kjo ishte një dëshmi tjetër e një shtrirje, e një bashkëpunimi të grupit të mercenarëve dhe narkobandidtëve me uniformëve.
Emrat e mercenarëve një pjesë i ka ndaluar. Armët i nxori nga selia, thuhet “Lulzim Brava”, me mjetin e tij, megjithatë siç e dini ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli. Ka foto, por jo vetëm foto. Kështu që nuk ka asnjeri sot që ve në dyshim, që ve në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë, fundamentalistë në selinë, si roje të “Lul Bravës””, tha Berisha.
Futeni brenda dhe izolojeni ne spital psiqiatrik kete plak te cmendur se ka trubulluar shqipetaret per 30 vjet, u lodhem me cmendurit e ketij te marri, mos e leshoni kete rradhe qe te biem rehat nga shpiti…..po ashtu tu jepet mesim dhe lamasheve qe i shkojne pas…
O sali gomari, te me sulmosh ne shtepine time me turma njerzish te eger qe vijne vetem per te shqyer ata/ato qe jane brenda, a nuk paskam une te drejte te vetembrohem?
Ka te drejte. Edhe une me “Taulanti”-in dhe Andi Bushatin, i kemi pare.
Jane “bandite” (me sakte duhet thene “cuba”) te armatosur me çadra pistolete, me stilolapsa pistolete, me thika me helm, me molotove silencioze e tjera e tjera.
Si se pyet njeri Saliun Gërdecin që si i dërgoi demokratët e paarmatosur në një seli të mbushur me kriminelë dhe mercenarë të armatosur.