Berisha tregon lëvizjen e radhës: E nisim me Shkodrën të dielën dhe vijojmë me takime në qytete të tjera

13 Janar 2022, 14:40Politika TEMA

Sali Berisha ka njoftuar një tjetër protestë këtë të dielë në qytetin e Shkodrës Kjo vjen në momentin kur kreu i PD, Lulzim Basha ka njoftuar takime me bazën e anëtarësisë së PD në qytete të ndryshme të vendit dhe mendohet se do të fillojë nga Shkodra.

Ish kryeminsitri tha se revolucioni do të vazhdonte me çdo kusht deri në kthimin e selisë tek anëtarët e PD.

Pyetje: Do ketë një protestë tjetër si 8 Janari?

Sali Berisha: Së pari një herë ftoj demokratët e Shkodrës ditën e dielë në orën 11 në Pallatin e Sportit.

Revolucioni nuk ndalet, dhe ju garantoj unë ju që selia do i rikthehet PD.

Statuti i PD i votuar nga 4900 delegatë në 11 dhjetor ka një nen në të cilin sanksionon se selia e PD ëshë ajo ndërtesë që sot Lulzim Brava e ka shndëruar në cerdhe krimi bunker të turpit të historisë.

Do kthehet selia demokratëve s’ka forcë në botë që t’u marrë dot selinë ta shndërrojë në kulla.

2 komente në “Berisha tregon lëvizjen e radhës: E nisim me Shkodrën të dielën dhe vijojmë me takime në qytete të tjera”

  1. american16al says:

    Mbrapa Berishes tani kane mbetur ata qe kane probleme me trute, karieristet, hadutet, dhe i gjithe llumi i shoqerise.
    Cdo gje Berisha po e bene per interesa personale dhe jo se Basha eshte ipaafte, Basha nuk ka ndryshuar qe kur ky e telekomandoi kryetar, per ta patur ate si nje sheleg ne duart e tij.

  2. Shkodrani says:

    o Sali te kame Dhjere qe diten qe kur kame Lere…..
    o MIlet Shkodran:Ky Sali ishte ai qe Vrau, ne Shkoder, ky Dogji Shqiperine dhe ky Kerkon te Djege dhe Vrase perseri qe te Mbroje Pasurin e Korrupsjonit….ky nuk ka asgje me Demokracine por me “Kleptokracine”….lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje