Alibeaj i kundërpërgjigjet Berishës: Demokratët braktisën atë dhe bandën e tij që donte gjakderdhje

13 Janar 2022, 14:57Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj ka publikuar një video, ndërsa thekson se Berisha me zë dhe figurë planifikoi dhunën në selinë e PD-së.

“Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD është Sali Berisha. Me zë dhe le figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmëruan publikisht se kundër demokrateve do të përdorej dhunë, madje mund te derdhej edhe gjak.

Gjuha e urrejtjes se Sali Berishëes solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratet e kuptuan atë qarte, prandaj e dhe braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!” shkruan Alibeaj.

1 komente në “Alibeaj i kundërpërgjigjet Berishës: Demokratët braktisën atë dhe bandën e tij që donte gjakderdhje”

  1. taipi says:

    Alibeu qe hiqet si parimor.po babalen ku eke.shko pirdhu me gazin salianjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje