Deputeti i PD tregon çfarë ndodhi në seli gjatë protestës së dhunshme të 8 janarit: Do hiqja dorë nga politika nëse do kishte viktima

13 Janar 2022, 16:44Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha teksa ka komentuar protestën e dhunshme të  thirrur nga Sali Berisha në 8 janar, në selinë blu është shprehur se nëse do të shkaktonte viktima, ai do të kishte lënë mandatin.“Do kisha hequr dore nga politika”, tha ai.

I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’, Hoxha u shpreh se 8 janari do të mbahet mend si një ditë e zezë në historinë e vendit.

‘Gjatë protestës u lënduan disa protestues dhe për këtë situatë nuk u ndjeva mirë. Ata persona që dhunuan selinë nuk kanë lidhje me PD-në. 8 janari do shihet si një ditë e zezë në historinë tonë. Vendimi non-grata nuk duhej të lidhej me partinë. Lufta politike në parlament u humb para dy vitesh nga një vendim i gabuar. Ne duhet të jemi larg interesave politike. Politika është një mision jo një interes personal’, tha ai.

Gjatë bisedës në studio ai tregoi momente nga protesta e dhunshme në selinë e PD.

Ai u shpreh se gazi lotsjellës u përdor nga jashtë. Të gjithë të pranishmit u munduan të ruanin gjakftohtësinë për të mos pasur konfrontime fizike.

‘Aty kishte deputete, vajza , zonja. Në momentet e mbledhjes kishte thyerja xhamash. Nëse do të kishin hyrë brenda mjafton të hapej dera kryesore. Ne ishim në mbledhje dhe pamë shkatërrimin katit të parë, u përpoqëm të ruanim gjakftohtësinë për tu ruajtur nga konfrontimi fizik. Nëse do të kishin hyrë brenda pasojat do të ishin besoj të rënda. Nga brenda mundohej të vendoseshin tavolina për të penguar hyrjen e njerëzve nga jashtë. Gazi lotsjellës u përdor nga jashtë. Nga brenda janë përdorur bombolat fikse. Ndërsa policia ka ndërhyrë me shumë vonesë’, tha ndër të tjera ai.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka parë asnjë person të armatosur në seli, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Hoxha tha se në selinë e PD-së nuk ka parë asnjë person të armatosur para dhe pas protestës së 8 janarit.

“Pse u blinduan dyert? Po në një rast të kundërt, nëse dera kryesore nuk do ishte e blinduar, do kishim konfrontim njerëzisht. Nuk i njoh njerëzit që kanë precedentë penale.

Ne u shpërndamë në strukturat e PD për të qëndruar pranë njëri-tjetrit. Jo nuk pash njerëz të armatosur. S’ka logjikë. S’kam parë asnjëherë. Pjesa e manipulimit është më e turpshme.

Sipas gjykimit tim një demokrat nuk dhunon dhe nuk shkon të dhunojë një demokrat. Kundër një shqiptari jo e jo. Shumë anëtarë të Këshillit Kombëtar janë shoqëruar. U mbajtën 72 orë. Si do të përfundojë kjo histori? Politika duhet të ketë lëvizje elitash. Duhet të kuptojmë se deri në një fare mase do japim për politikën.

Shqiptarët meritojnë një PD ndryshe. Ka ardhur koha që secili prej nesh të japë mundësi për njerëz që kanë aftësi dhe të mbledhin votat e demokratëve. PD duhet të hapë një epokë të re. E gjithë shoqëria shqiptare po ashtu. E kam quajtur gjithmonë institucion Berishën. Sot ndodhemi në një situatë të cilën po tërhiqen të gjithë se kush të marrë demokratë për vete. PD është kjo që është sot. Pjesa e grupit të rithemelimit të PD, ka vetëm një rrugë, ose ti bashkohet partisë, ose të krijojë një parti të re.”, tha Hoxha./ BW

 

5 komente në “Deputeti i PD tregon çfarë ndodhi në seli gjatë protestës së dhunshme të 8 janarit: Do hiqja dorë nga politika nëse do kishte viktima”

  1. rako says:

    Pse jane kaq te ulet keta burra?
    Berisha nuk kish interes dhune mbi njerezit se ate pret Rama ,Kim dhe gjithe socilistet. Perse genjejne kaq pa turp.?

  2. Ilir says:

    Ajo jo qe bie ne sy eshte se jane te gjithe anonime qe Basha i ngriti pa asnje merite kete grup maskarenjsh. Kerkojne te krijojne eidene se ata donin dhune. Ju u kishit mbyll deren demokrateve e deputeteve mor pinguin. Dhune? Ata e kishin ne dore Bejkon qe ha mut cdo ore ne ekran e se rrahen. Jo me ty qe je gjysem femer e gjysem mashkull.

  3. Arber iliri says:

    O Hoxha tregon nivel të ulët nese e lidh qëndrimin tënd në politikë,po të kish apo mos kish viktima.

  4. Arbëror Epiroti says:

    O Flamur ndofta gabon sepse vërtet nuk u vra njeri, por psikologjia e të dy palëve ndaj asaj proteste ishte e përgaditur edhe për vrasje, u desh ndërhyrja e shtetit që të mos arrihej. Pra jemi përpara faktit që pavarësisht që nuk u vra njeri, palët ishin të gatshëm efhe për gjak. Në këto kushtu qendrimi i juaj, gjithêmone në veshtrimin tim eshte i drejte dhe ju duhet ta bëni këtë lëvizje. Por duhet të siguroni dhe të tjerët që t’ju shoqerojnë. Nëse arrihet kjo atëhere të dy protagonistet e protestës nuk do kenë më kurajo që të trimërohen. Jeni ju deputetet që u jepni trimëri atyre, sigurisht në dëm të PD por dhe Shqipërisë. Tung
    Arbëror Epiroti..

  5. O Karo hëmmmm Rako doja të thoja, po më qartë nga kaq nuk besoj t’a ketë sqaruar Z. Flamur.
    Rama ka interes të mbështesin Berishën se me të në krye të PD, kjo e fundit mbetet organizatë terroriste.
    Berisha ka interes të dhunojë Demokratët pasi është në origjinën e tij, e ka vertetuar, dhunoj Demokratët që në 1994-1996-1997 (Avem Hajdari) etj, dhunoj disa herë të Persekutuarit, dhunoj partitë e Djathta duke i çarë ato. Për mos të thënë që një njeri dogji veten (i përndjekur politikë Liron Bejko) se kërkonte lekët e tija të burgut dhe u etiketua si i shitur, si spiun etj.
    Berisha dhunon se etërit e tij, rraca më e ndyrë, më e shkerdhuer, rraca Komuniste e ka bërë këtë gjë për 45 vite më radhë. Pra gjenetikisht, Enver Hoxha e ka programuar Sali Berishën për të dhunuar cilin do që i del përpara e prishë interesat e tij.
    Pikërisht ai, Sali Berisha ky bishë e fundërrine komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje