Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin “Open” mes analistit Andi Bushati dhe anëtarit të Kryesisë së PD, Roland Bejko.
Ky i fundit u shpreh në një moment se në protestën e dhunshme të 8 janarit nuk kishte se nga të mbrohej tjetër përveç se nga Policia e Shtetit.
Kjo deklaratë ngjalli reagimin e Bushatit i cili i tha Bejkos se duhet t’i vinte turp që mbronte një polici që për 8 vite me radhë e kishte akuzuar si “polici të krimit”.
Bushati: Turp të kesh, nuk mund të tallesh kështu me njerëzit. Duhet të jesh i pafytyrë të flasësh kështu. Pasi ke thënë 8 vite polici e krimit, tani na del të mbrosh policinë e shtetit
Bejko: Kur më mbron mua nga turma plot mllef, s’kam ku të drejtohem tjetër
Bushati: Po pse i thoje polici e krimit?!
Bejko: Ia shtoj po deshe ti, polici e inkriminuar. Turp t’i vijë Berishës që e çon situatën deri në këtë pikë. Se kam qenë ndër të parët që e kam denoncuar çështjen e kanabisit
Bushati: Me Berishën zgjidheni vetë, por mos më thuaj mua Policia e Shtetit.
Bejko: Sali Berisha e bën këtë që të mbaj opozitën peng, të mbaj revolucionin permanent. Berisha kërkon që amerikanëve t’u tërheqë vëmendjen që të nëgociojë me ta statusin që ka. T’i vije turp sepse ajo PD është bërë me gjakun e mijëra njerëzve.
Këlliçi: Ajo polici është e njëjta që shtypi Lazaratin.
Bejko: Unë kam qenë ai që e kam denoncuar.
Këlliçi: Është e njëjta.
Bejko: E njëjta është, por tani më rrezikohet kokën mua!
Andi i Hysniut dhe Rolandi nga Lazarati fshati me i shtypur nga komunistet .
Ironi e kohes ku jetojme.
Eni Vasili e diskretitoi fare ate te birin e Mehdi Bushatit sa qe ai flet me vete gjate gjithe emisionit , i duket sikur eshte vetem, bastardi.
Të tre ju që gllamanisni për policinë i kinl venë mina asaj dhe rendit ne Shqipëri ,ju nuk u është dhënë rasti që gjat 97 që Berisha çkërrmoqi gjithçka nga shteti brenda se cilës përfshihej dhe policia të ndienit mungesën e saj sepse kini qënë ose kulishë të oborrit ose në shurdhjesat e nënave tuaja .
Atëhere populli e dinte se sa kishte vlerë qoftë edhe një polic i vetëm në detyre jo policë alabakë nga ata që mbrujti Saliu .
Bushati ka kohe qe po trumbeton dhunen e “revoluconin” ne shqiperi. Se di eshte pune rroge apo mentaliteti marksist-leninist!
Bushat , të gjithë për turp jeni dhe ti Këlliç , për turp jeni bërë dhe turpi ju ka mbuluar , po ju s’keni turp se jeni TURPI VETË !