Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi do të merren sot në pyetje nga prokurorët për protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, protestë që degjeneroi në akte dhune.
Basha është parashikuar të shkoje në orën 12:00, ndërsa Gazment Bardhi në 11:00.
Ata do të pyeten edhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal.
Basha e Bardhi do të pyeten gjithashtu nga prokurorët e rrethit dhe për dhunën me mjete të forta si dhe përdorimit të bombolave anti-zjarr nga personat që ndodheshin brenda gjatë tentativës së protestuesve të Berishës për t’u futur në seli.
Kujtojmë që ditën e djeshme në Prokurorinë e Tiranës për tre orë dëshmoi ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka.