Gjatë prononcimit për mediat pas daljes nga prokuroria, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ka kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm si dhe inkurajoi organet e drejtësisë që të bëjnë një hetim të plotë të ngjarjes.
Ai u shpreh se 8 Janari ishte organizim i planifikuar i një tentative vrasjeje mes demokratëve dhe autor për këtë është një grup i strukturuar kriminal..
“Kam kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm dhe inkurajoj organet e drejtësisë të bëjnë hetimin e plotë të kësaj ngjarje sepse për fat të keq nuk ishte asgjë më pak se një organizim i vetëdijshëm , i planifikuar i një tentative vrasjeje mes demokratëve për interesa personale me autor një grup të strukturuar kriminal ku nuk janë demokratët, por interesat e një personi dhe mercenarëve dhe të një grushti personash me rekorde kriminale që të gjithë e pamë.
Kam kërkuar hetimin e gjithsecilit nga i pari tek i fundit dhe kam kërkuar që drejtësia të zbardhë dhe vërë para drejtësisë të gjithë, nga i pari tek i fundit, nga Sali Berisha tek i fundit, por duke bërë një dallim të qartë dhe diferencim mes organizatorëve, orkestruesve dhe urdhëruesve të dhunës që e gjithë bota i pa për fat të keq i pa gjithë bota jo vetëm Shqipëria”, tha Basha.