Kandidati për president i Francës gjobitet me 10 mijë euro për nxitje të urrejtjes

17 Janar 2022, 15:25Bota TEMA

Kandidati presidencial i ekstremit të djathtë në Francë, Eric Zemmour është gjobitur nga një gjykatë në Paris, me 10 mijë euro për nxitje të urrejtjes në lidhje me deklaratat e tij për refugjatët e mitur.

Eric Zemmour ka munguar në sallën e gjyqit, ashtu si edhe gjatë seancës së nëntorit. Ai u gjykua për fjalët që u ishte drejtuar refugjatëve të mitur, duke i cilësuar “hajdutë, vrasës, përdhunues”, gjatë një interviste në rrjetin televiziv CNews në vitin 2020.

Në një deklaratë, Zemmour tha se gjykata kishte marrë një vendim “ideologjik dhe budalla” kundër një “shpirti të lirë”. “Ne duam fundin e këtij sistemi që shtrëngon lakun rreth lirisë së shprehjes dhe debatit demokratik çdo ditë e më shumë,” shtoi ai.

Zemmour ka kundërshtuar vazhdimisht ligjet franceze që dënojnë shpifjen ose aktet që provokojnë urrejtje ose dhunë në bazë të racës, fesë dhe faktorëve të tjerë gjatë dekadës së fundit, dhe ai ende po përballet me disa gjyqe për akuza të ngjashme.

1 komente në “Kandidati për president i Francës gjobitet me 10 mijë euro për nxitje të urrejtjes”

  1. qytetar says:

    Po Presitenti yne !?
    …nejse !!! 10 mije Euro per Shtz. te jane me krujt dhembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje