Ish-drejtori: Si e vrau shteti i Berishës, biznesmenin Petrit Metohu!

19 Janar 2022, 21:39Kronika TEMA

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga, sot ishte i ftuar Astrit Selmanaj që tregoi historinë e vdekjes së një biznesi që ai drejtonte dhe vetë pronarit te biznesit në klimën e gjobave.

“Isha drejtor në firmën Pekomeri dhe një vjen një grup prej tre vetash nga Kesh dhe na thonë pse kalon ky teli këtu, pse vidhni korrentin. Nuk është e vërtetë i thashë unë dhe mora sëpatën e ndihmës së shpejtë dhe e preva telin dhe i thashë; shikoni, punon, kemi drita, nuk është e vërtetë që vjedhim korrentin.

Mirëpo pronari që ishte Petrit Metohu, një njeri shumë i zoti, punëtor dhe i dhënë shumë pas artit, u nevrikos siç nevrikosen njerëzit e punës, njerëzit e ndershëm dhe u zu me ata. unë ndërhyra në mes dhe i thashë nuk është nevoja ne mund ta zgjidhim me fjalë.

Pas tre ditësh na vjen policia elektrike, edhe na vendosin 137 milionë lekë gjobë. Kjo ngeli çështje e pazgjidhur deri në fund, madje Petriti ngulte këmbë, qe do e ndihmonte Genc Ruli ta zgjidhte.

Unë shkova e takova njërin nga ata qe erdhën dhe vunë gjobën dhe i thashë a ka ndonjë zgjidhje tjetër dhe ai më kërkoi 30 milionë lekë qe ta mbyllnim. Ishte kohë zgjedhjesh dhe këto partitë kërkonin lekë nga të gjithë, madje e gjitha ndodhi një jave pasi Petriti shkoi në një takim te biznesmenëve të mëdhenj me Berishën. Aty i vunë syrin dhe kështu shkoi.

Petriti ishte i flaktë për PD-në, nuk i shahej Berisha atij.

Nuk pranoi që unë të paguaja tek ata që kërkuan lekë dhe më siguroi që do e rregullonte Genc Ruli sepse e kishte mik. Kaluan 7-8 muaj dhe kamata rritej dhe gjoba kishte shkuar 170 milionë. Ndërkohë ne kishim tre gjeneratorë që ishin prishur, sepse na kishin prerë dritat ata dhe punonim me gjeneratorë. Përfundimisht një ditë na vendosin shiritin te dera me shkrimin policia elektrike.

Firma u mbyll dhe falimentoi, 40 punëtorë dolën në rrugë.. Nuk kaloi një vit dhe Petriti vdiq, atak në zemër. Edhe unë vetë bëra operacion në Turqi për zemrën menjëherë pas kësaj pasi nuk e përballova dot atë situatë. Unë atëherë isha rreth 56-vjeç. Mbeta pa punë, por mbeta gjallë”, u shpreh Astrit Selmanaj në “Shqip”.

8 komente në “Ish-drejtori: Si e vrau shteti i Berishës, biznesmenin Petrit Metohu!”

  1. Taulant says:

    Krimminele te lindur. Keta duhen zhdukur me rrenje. Po dhe pronari paska qene gomar. Simpatizant i PD. Pthu!

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Sali Berisha kishte idhull Enver Hoxhendhe Stalinin, kështu qe e vetmja gje qe kuptonte shumë mirë ishte diktatura e kamufluar si demokraci.
      A nuk thoshte Enver Hoxha qe diktatura e proletariatit është demokraci sepse është shumica mbi pakicen.
      Vetem rrumpallat dhe dumbabistet katunare shkojnë mbas Saliut.
      Nuk e kuptojne debilat qe mund të jesh kunder Edi Rames pa qenë me Saliun. Trapi nuk ka brire. Mjafton të të duket Saliu si lider i madh, dhe je kokrra e trapit.
      A jam unë me Edi Ramen? Natyrisht qe Jo.
      Por sikur 100 here të me vinin te zgjidhja midis Saliut dhe Edi Rames dhe Saliut, 100 here do zgjidhja Ramen. Pse?
      Duhet të jesh gomar të barazosh Ramen me Saliun.
      E para Rama nuk është kriminel. E dyta nuk ka ardhur me valixhe druri dhe dry Shkodre ne Tiranë, dhe me romanin Nena ne valixhe. Ne qe e kemi njohur Saliun nE vitet 80 ne fakultetin e mjekësise e dime se çfare idioti është.
      Ai qe manaxhon Facebook-un e Rames, me ka bere bllok.
      Sepse kritikoj Ramen. E ben kjo kriminel Ramen? Natyrisht qe Jo. Vetem se tregon qe Rama mban disa çunake mbas vetes qe i therrasin “xhaxhi Rama”, dhe ai ja fut me shpulla kur ata bejne gabime. Dhe perseri Rama nuk krahasohet me Saliun.
      Prandaj na duhet ne PD ndarja me Sali Katunarin, dhe me dumbabistat, dhe të zgjidhet ne PD nje intelektual qe ta beje Ramën të duket si Kujtim Gjuzi.
      Nuk na duhen as votat e Berishisteve idiote. Mbrapa diellit të venë. E kush e do pushtetin me votat e idioteve? Vetem nje idiot.
      Por do vijne dite me të mira per Shqiperine. Do vijne.

  2. Sali says:

    Tirons me PD? Paçi veten në qafë.

  3. t says:

    Sali Berisha del qe ka bere krime te panumerta ne kete vend. Pse nuk arrestohet ky njeri ?!
    Une them qe te gjitha akuzat qe behen per Berishen kane qellim politiken e brendeshme.
    Mjaft se na keni care trapin. Cdo dite kemi lajme qe Sali Berisha ka vrare kete apo ate dhe nga ana tjeter ai bredh i lire. Berisha ose eshte i pafajshem ose qeveria nuk funksionon per gje tjeter vetem per te vjellur.

  4. Malo says:

    Dmth duhet te kete vetem Parti komuniste sipas deshires tuaj,mir do te ishte per juve por se bejme dote, na vjene shume shume keqe per juve qe keni vrare shoket tuaj ne te ashtu quajtur lufta Ncl?

  5. Tironsi says:

    Per komentuesin ” Na mbyten idiotet e sali Komunistit” jeni realist, jo se dua ta mbroj, por sigurisht qe Rama ka gabimet e tija, por sjam dakort kur mundohesh ti besh krahasim me kokrren e Gomarit kujtim gjuzi. Sa per E. Ramen, jo ne PD jo e jo, po kudo qe te dali nje i vetem, nuk ka bire none qe ta beje Ramen te duket si kujtim gjuzi.

  6. Indignados says:

    Demokraci MALOKESH, dil beju presion qe te marim leke.

  7. Llaf Dibre says:

    Po media, qe flet sot, ishte ne kohen e shtetit te Berishes? Ishte, por e jetonte si normalitet kete ofensive kriminale “gjobevenese”, para se ciles edhe mafja klasike siçiljane ngjan e meshirshme. Nje njeriu im, sagen e ketyre hienave, te cilet i kerkonin para me kercenim, e filmon dhe e dergon ne nje nga keto emisionet tona tip “strishia dhe noticia”. Pas nje jave e therrasin dhe i kerkojne para, madje i thone troç qe duhet te paguaj mè shume se personi qe paguan per te mos u publikuar. Personi ne fjale u terhoq, por nuk u terhoqen ata. E masakruan dhe u detyrua te ikè jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje