NASA: Shpërthimi në Tonga 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

19 Janar 2022, 21:49Lifestyle TEMA

Studiuesit e NASA-s kanë përllogaritur fuqinë e shpërthimit në Tonga, të shtunën e kaluar. Sipas tyre, ai është 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur në Hiroshima në Japoni, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

James Garvin, kryeshkencëtari në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s Goddard, tha për radion NPR se “numri që ne kemi arritur është rreth 10 megaton – 10 milionë tonelata, ekuivalent i TNT”.

Shpërthimi u dëgjua deri në Alaskë dhe sipas Michael Poland, i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, mund të jetë shpërthimi më i fortë në tokë që nga viti 1883, kur shpërtheu vullkani Krakatoa në Indonezi.

“Ky mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm që nga shpërthimi i vullkanit indonezian Krakatau më 1883 dhe që shënoi mijëra viktima”.

Tri ditë pas shpërthimit, Tonga mbetet ende e shkëputur nga bota. Kabllot e komunikimit nënujor janë prerë dhe aeroporti është mbuluar me hi, duke penguar mbërritjen e fluturimeve të ndihmës në kryeqytetin Nuku’alofa.

2 komente në “NASA: Shpërthimi në Tonga 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës”

  1. Plani 5te pesevjecar says:

    O zoti gazetar! Shperthimin e kuptova por kete Tongen nuk e mora vesh cfare eshte dhe ku eshte. Tung n’tajare.

    1. Taras Bulba says:

      Po pse gazetari ta ka fajin se cfare eshte Tanga dhe cndodhi ???? Apo koka jote e mbushur me kasht?? Hap ndonj liber se ste gjen gje , po ske deshire , hap Google dhe informou para se te reklamosh injorancen….dylber

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje