Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut njoftoi gjykatën të martën vonë në mbrëmje se hetuesit kishin gjetur prova se kompania e ish-Presidentit Donald Trump kishte përdorur të dhëna fiktive mbi vlerën e pasurive të tij, me qëllimin për të marrë kredi e siguruar përfitime tatimore.
Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë zyra e prokurorit nuk ka vendosur ende nëse do të ngrejë një padi civile në lidhje me akuzat, por hetuesit po kërkojnë të marrin në pyetje zotin Trump dhe dy fëmijët e tij më të mëdhenj.
Ish-Presidenti Donald Trump dhe avokatët e tij thonë se hetimi ka motiove politike.
Zyra e Prokurores së Përgjithshme Letitia James tha se organizata Trump ka ofruar të dhëna false mbi sipërfaqen e një apartamenti luksoz në pronësi të tij, që ndodhet në lagjen Manhatan të Nju Jorkut, duke e raportuar atë si rreth trefish më të madhe sesa sipërfaqja reale, një ndryshim në vlerë prej rreth 200 milionë dollarësh. Zonja James citonte mbi këtë çështje dëshminë e dhënë nga kryefinanciari për një kohë të gjatë i organizatës Trump, Allen Weisselberg, i cili u akuzua vitin e kaluar për mashtrim me taksat në një hetim penal paralel.
Zyra e zonjës James detajoi gjetjet e saj në një kërkesë paraqitur gjykatës, nëpërmjet së cilës kërkon të sigurojë marrjen në pyetje të zotit Trump, vajzës së tij Ivanka Trump si dhe djalin e tij Donald Trump Jr./VOA
Mos! Do ngelen jetime trampistat bythgris shqiptar te Bronxit. Harram buka qe po leni baben neper gjyqe. Edhe nji grusht shteti qe deshet me bo, dolet si rru qeth. Ikni me shpetoni mamqirsin tuj mer kopila.