Gjermanisë do t’i duhen rreth 400.000 punonjës të huaj çdo vit për të zbutur dëmin ekonomik të shoqërisë në plakje, sipas liderit të partisë FDP në Gjermani.
“Mungesa e punonjësve të aftë është serioze dhe po dëmton rëndë ekonominë tonë”, tha Christian Duerr. “Ne mund të kontrollojmë situatën vetëm me një politikë të mirë emigrimi”.
Partia e Duerr është pjesë e koalicionit trepartiak që sapo mori qeverinë në fund të 2021-shit dhe po nxit strategji të mira mbi emigrimin. Popullsia e Gjermanisë është ndër më të vjetrat në botë dhe mbi 15% e popullsisë deri në fund të dekadës do të shkojnë mbi 67 vjeç.
Një studim i fundit Instituti I Kërkimeve Ekonomike tregonte rëndësinë e emigrantëve në ekonomi. Një pjesë shumë e madhe e atyre janë tashmë të punësuar në fusha ku Gjermania ka hasur probleme me fuqinë punëtore, si infermierë, shoferë etj.
Ju qifsha robt per kete lajm te rreme se I terbut njerezit. Te shitur jeni