Mot i ftohtë mbërthen vendin, në mbrëmje temperaturat shkojnë disa gradë nën nivelin e ngrirjes

21 Janar 2022, 08:54Sociale TEMA

Reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore, situatë kjo që vijon deri pasdite kur temperaturat ulen ndjeshëm dhe dëbora shfaqet deri 200 m lartësi nga niveli i detit.

Gjatë pasdites, reshjet lokalizohen drejt jugut dhe zonave lindore deri afër mesnatës kur reshjet ndalojnë.

Temperaturat mbeten të larta deri afër mbrëmjes kur pritet një rënie e ndjeshme dhe e  menjëhershme e vlerave termike në territor duke shënuar 0°C në 90% të tij; në zonat malore termometri zbret 7-8°C nën nivelin e ngrirjes.

3 komente në “Mot i ftohtë mbërthen vendin, në mbrëmje temperaturat shkojnë disa gradë nën nivelin e ngrirjes”

  1. Freedom says:

    Vetem ne Shqiperi mbyllen shkollat se temperaturat ulen pak… pa bere asnje diferencim midis vendeve malore, fushore dhe bregdetare….Bie bore ne Puke…mbyllni ato shkolla , si mund te mbyllesh shkollat ne gjithe ultesiren perendimore???? Problem i madh per ministrine se vajten temperaturar afer zeros??? Nuk me duket…Ne kemi bere mesim ne shkolla pa xhama ne vitet 90 dhe na gjente gje…LUM E DET E KOCIMARE…i thone….Te mjeret nxenes!!!

  2. Shoku says:

    Freedom, mos ia fut kot . Edhe ne Amerik kur binte bore ,si ne Cikakgo ,Boston e Uashington DC ,mbylleshin shkollat .Madje lajmeroheshin nepermjet medjave.Kishte raste jo nje dite para,por dhe oret e pra te mengjesit, Ne kohe te keqe populli ishte mesuar,qe para sw tw nxirnin femijet tek autobuzat e shkolles shikonin medjat ,kishte apo s;kishte shkolle.

  3. Albana Piroli says:

    NE KOHEN TON SHKOLLAT NE BREGDET NUK MBYLLESHIN , VETEM NE ZONAT E THESHA SIDOMOS NEPER FSHATRA POR NE QYTETE JO, NE PO QAJM PER -7 PO VENDET NORDIKE QE JAN -24 OSE -28 DHE SHKOJN NE SHKOLLA FEMIJET ,KEMI NJE JAV VETEM ME MOTIN KALAMAJT CA KAN NGEL NGA PUSHIMET E COVIDIT PAS DHE MANGUT ME MESIMET TANI DUHET DHE PUSHIM PER KOHEN E FTOHT , PA KUPTIM FARE SE NUK KA NGROHJE NGROHEN AKOMA NE SOBA ME DRU MIR KJO PO DRUT I SIGUROJN PRINDERIT DUKE JUA BLER FEMIJVE PRANDAJ U MBYLLEN SHKOLLAT SE DO JU DUHEJ FEMIJVE TE MERNIN JORGANIN ME VETE NE SHKOLL .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje