OBSH rekomandon dozë të reduktuar vaksine për fëmijët e mitur

21 Janar 2022, 20:10Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi përdorimin e një doze të reduktuar të vaksinës së Pfizer kundër koronavirusit tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

Ky rekomandim vjen pas një takimi të Grupit Strategjik të Ekspertëve për Imunizimin për vlerësimin e vaksinave. Deri në këto momente vaksina e Pfizer është e lejuar për fëmijët mbi 12 vjeç.

Sipas këtij rekomandimi, doza për popullatën e mitur duhet të jetë 10 mikrogramë nga 30 nga ata mbi 12 vjeç

Aktualisht vaksina e Pfizer dhe BioNTech është e autorizuar për përdorim për grupmoshat e reja në vende të ndryshme si SHBA, Kanada, Izrael dhe Bashkimin Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje