Skënder Bruçaj: Turp për protokollin e shtetit shqiptar, që Komuniteti Mysliman u shmang nga Erdogan

21 Janar 2022, 19:30Sociale TEMA

Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, komentoi për VOA mosprezencën e përfaqësuesve të KMSH-së në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Bruçaj u shpreh se mungesa e përfaqësuesve të KMSH-së në inaugurim ishte ishte një akti i shëmtuar dhe një turp për protokollin e shtetit shqiptar.

Ish- kreu i KMSH theksoi gjithashtu se inaugurimi i xhamisë i ngjante më shumë një aktiviteti politik të partisë së presidentit Erdogan, sesa një aktivitet fetar për inaugurimin e një objekti kulti.

“Me thënë të drejtën çdo shqiptar është mirënjohës ndaj Turqisë për ndihmën e dhënë dhe investimet e bëra.

Fakti që në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, nuk ishte prezent asnjë përfaqësues nga Komuniteti Mysliman është një akt i shëmtuar. Unë them që është një turp i protokollit të shtetit shqiptar.

Unë besoj se më në vështirësi është ndjerë zoti Edi Rama, se imagjinojeni si një shtëpi, që të vjen një mysafir që të ka ndihmuar dhe ti do ta sejdisësh mirë, po ai ka shumë huqe dhe teka dhe ti e toleron që mysafirin ta përcjellësh.

Më mirë që s’ka qenë prezent Komuniteti Myslim pasi inaugurim xhamie nuk ishte ajo, ishte më tepër një miting politik i organizuar nga partia e Erdoganit, mënyra si të ftuarit kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia dhe gjithçka.

Është për të ardhur keq që një simbolikë fetare, siç është inaugurimi i xhamisë përdoret për axhendën politike të një shteti të huaj”, tha Bruçaj.

6 komente në “Skënder Bruçaj: Turp për protokollin e shtetit shqiptar, që Komuniteti Mysliman u shmang nga Erdogan”

  1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Hahahaha,tani te doli sherbeti ty mer beqir…….. gezuar ramazonin.

    1. Beqir Muhameti says:

      Beqira,as Edrogani nuk ju do….

  2. Ppp says:

    Rruga qe ka zgjedh rama con uje ne mullirin e enver hoxhes
    Kur erdogan ishte mire me gulen feta i bente detyren turqise ne shqiperi tsni qe keta nuk flasin iken feta vjen tika dhe cdo gje permbyset kur te ike erdogan iken tika e kthehet feta
    Ku eshte bereqeti ketu per shqiptaret???
    Vetem qe rama te gjej mjaftueshem para qe te rrije ne pushtet? Packa se kush apo cfar sherri sjell ne shqiperi
    Pse atehere mos te zgjedhim nje mysliman filo erdogan???
    Ptu rrace e felliqur qe kurr su bere burre. BE te ka vene bllok e ti qurravitesh sa ne beograd apo turqi
    Pa le na sulmon kurtin si islamist
    Hahaaaaaa
    Provo e shihu ne pasqyre me syte e te tjereve

  3. hamdiu says:

    Eshte e turpeshme kur ne krye te komunitetit musliman zgjidhet nje plere si ky idjoti.

  4. Nik says:

    Pse kemi shtet ne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje