Frikë për luftë, “Bild”: SHBA dhe Perëndimi largojnë familjet e diplomatëve nga Kievi

22 Janar 2022, 19:56Bota TEMA

Prag lufte në Ukrainë. Gazeta “Bild” shkruan se ministria e Jashtme gjermane po përgatit planin për evakuimin e familjeve të personelit të ambasadës në Kiev.

Veprime të ngjashme po ndërmerren edhe nga qeveritë e tjera perëndimore. Amerikanët tashmë janë urdhëruar të largohen, shkruajnë mediat.

Familjet e punonjësve në ambasadën amerikane në Kiev tashmë janë udhëzuar që të nisin largimin nga e hëna” shkruajnë mediat amerikane.

Qeveria gjermane, megjithatë, vazhdon të refuzojë kërkesën e Ukrainës për armë. “Serioziteti i situatës kërkon një rishikim të menjëhershëm dhe një ndryshim kursi nga koalicioni qeverisës për çështjen e dërgesave të armëve në Ukrainë” tha ambasadori ukrainas në Berlin Andriy Melnik.

Situata është mjaft e tensionuar me perëndimin që i trembet realisht një ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë.

3 komente në “Frikë për luftë, “Bild”: SHBA dhe Perëndimi largojnë familjet e diplomatëve nga Kievi”

  1. Arber iliri says:

    Hitleri rus tmerroi botën.Nëse kujtoni Hitlerin gjerman dhe plogështinë e vendeve për të reaguar çprej fillimit të agresionit nazist duhet te reagoni fuqishëm tani.Jeni më të fortë më të organizuar se në vitin 1939.Veproni tani jo mbas pushtimit të Ukrainës.I kërkoni të heqi trupat tani ose izolojeni Rusinë si
    Korenë e Veriut.

  2. lexuesi21 says:

    Perse eshte Germania ne NATO ..???? Ajo ka dale hapur kunder aleances , ndoshta nepermjet saj Rusia kontrollon cdo informacion sesitive te NATO’s nuk eshte ndonje cudi..!!

  3. rexha 10 says:

    Te pakten u kuptua se EUROPEN E komandon gazi ruse ,qe do te thote shteti Gjerman .Eshte po ky shtete qe po tallet me BALLKANIN PERENDIMORE . Kjo na ishte edhe loja e zonjes se hekurte MERKEL,mbase ishe kryeministres se BRITANISE SE MADHEzonja Thecer ,qe do ti kthente Shqiperise borxhin qe i kishte ne luften e dyte boterore .Pamvarsishte se demokratet shqiptare nuke e pranuan kurre luften e popullit per clirimin e vendit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje