FOTOT: Belen Rodriguez “godet” sërish në Instagram

23 Janar 2022, 18:07Lifestyle TEMA

Pas ndarjes nga partneri i saj Antonio Spinalbeze, ylli i ekraneve italiane Belen Rodrigez duket se nuk po njeh më kufij.

Në profilin e saj në Instagram, 37-vjeçarja postoi një video ku shfaqej duke bërë dush në mesnatë siç tregon vetë. Është krejtësisht nudo, por e mbuluar plot sensualitet.

Në postimet e mëhershme të kësaj jave ajo njoftoi se tashmë ishte single dhe këtë ia shprehte të birit në një video, në mënyrë që ta kuptonin të gjithë ndjekësit e saj.

Por mediat rozë në Itali shkruajnë se ajo po afrohet sërish me ish-bashkëshortin e saj Stefano de Martino, babai i djalit të saj 9-vjeçar Santiago, me të cilin u divorcua në 2015-ën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje