Drejtori i OBSH-së për Europë, Hans Kluge deklaroi se me variantin Omicron të koronavirusit Europa “po lëviz drejt fundit të pandemisë”.
Sipas analizës së tij, në fakt Omicron, i cili mund të infektojë 60% të evropianëve deri në mars ka nisur një fazë të re të pandemisë Covid në rajon që mund të përfundojë me përfundimin e variantit të ri.
Ndërkohë në disa shtete vijojnë protesta kundër kufizimeve anti-covid. Mijëra persona dolën në rrugë për të protestuar ndaj “Super Green pass” mbrëmjen e së shtunës në Francë, ndërsa në Bruksel nisi me një sërë përplasjesh mes demonstruesve dhe policisë. Pre e dhunës së përdorur mbetën edhe zyrat e BE.
Une jam i vaksinuar plotesisht por i qendroi larg atyre te pavaksinuar, sidomos moshave te medha.
=
lol