Studimet nga Izraeli: Doza e katërt e vaksinës trefishon nivelin e antitrupave

24 Janar 2022, 13:29Bota TEMA

Doza e katërt te personat mbi 60 vjeç ka trefishuar nivelin e antitrupave, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë së Izraelit.

Doza e katërt, ose doza e dytë përforcuese, trefishoi rezistencën ndaj infeksionit në krahasim me personat në këtë grupmoshë që kishin marrë vetëm 3 doza të vaksinës, sipas ministrisë.

Izraeli filloi administrimin e dozës së katërt të vaksinës Pfizer / BioNtech për pesonat mbi 60 vjeç në fillim të janarit.

Vendi ka regjistruar  2,212,596 raste dhe 8,393 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje