Declan Haughney vazhdon ta quajë veten të pafajshëm, pasi së bashku me një mik të tij, çuan trupin e vdekur të xhaxhait në një postë irlandeze për të marrë pensionin.
“Ai ishte i sëmurë, por nuk e dija se kishte vdekur, mendova se ishte ende gjallë”, u tha hetuesve protagonisti i historisë që tronditi komunitetin lokal të Carlow, në jug të kryeqytetit Dublin.
Për momentin, policia nuk ka marrë asnjë masë kufizuese ndaj 40-vjeçarit, por i dyshuari është ende nën hetim për veprën penale të mashtrimit.
“Pse duhet ta grabis xhaxhain? Unë jam 40 vjeç, nuk jam fëmijë”, shpjegoi ai për Irish Mirror, duke shtuar: “Unë nuk jam idiot që të shkoj në postë me një të vdekur për të marrë paratë e tij. Nuk jam i çmendur “.
Declan Haughney vazhdon të përsërisë se ai nuk e kuptoi që xhaxhai Peadar Doyle, 66 vjeç, ishte i vdekur kur ai dhe një mik e tërhoqën zvarrë nga shtëpia e tij në zyrën postare për të marrë pensionin.
Alla shqiptarçe e ka bërë dhe ky irlandezi. Ore e di njeri nlse kemi zë njëjtin DNA.
Thirje ndonjë antropologu në se ka bërë ndonjë studim.
Leshkuqët janë edhe me te zi se na vetëm se kan qenë me me fat, për shtypës kan pasë anglosaksonët fisnik dhe jo llumat turko-sllavo-greke.