Një oqean i fshehur nën sipërfaqe në Mimas, hipoteza e fundit e komunitetit shkencor

25 Janar 2022, 09:33Lifestyle TEMA

Një oqean i fshehur nën sipërfaqe në Mimas, një ndër henat e Saturnit. Kjo është hipoteza e fundit e komunitetit shkencor duke u bazuar në vrojtimet e misionit Cassini, një bashkëpunim mes Nasës, Esas dhe Asi. Mimas mund të jetë kështu një ndër ekzemplarët e një klase të re botësh, që maskojnë në mënyrë përfekte oqeanet në brendësi.

Sipërfaqja e këtij sateliti, më i vogli i Saturnit është e përbërë nga shumë kratere, dhe pikërisht për këtë mendohej që ishin blloqe akujsh. Për më tepër botët me oqeane të brendshëm si Encelado dhe Europa, kanë fraktura dhe tregojnë shënja të tjera të aktivitetit gjeologjk.

Sipas simulimeve në komputer dhe bazuar në vrojtime të hollësishme, ekspertët mendojnë se oqeani në gjendje të lëngshme, ekziston nën një shtresë akulli që mund të jetë rreth 23-32 km e trashë. Gjithsesi duhen studime të mëtejkshme për të konfirmuar që ekziston një botë e banueshme në sisitemin tonë diellor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje