FOTOT: “Është grua djallëzore”, familjarët kundër Georgina Rodriguez

24 Janar 2022, 16:56Lifestyle TEMA

‘Soy Georgina’, është dokumentari i Georgina Rodriguez, ku do të tregohen detajet e panjohura të jetës së saj luksoze, në krahët e Cristiano Ronaldos.

Pak ditë para publikimit të dokumentarit, “The Sun” sjell disa deklarata shumë të ashpra nga daja i saj Jesus, i cili ka thënë se Georgina është “grua djallëzore”.

“Ndoshta i vjen turp nga ne dhe kujton se është më e mirë sesa ne për faktin që nuk kemi jetuar në luks. Por, unë kurrë nuk i kam kërkuar gjë asaj. Ka telefonuar vetëm dy herë që kur doli lajmi se është lidhur me Cristianon.

Unë e kam rritur atë dhe motrën e saj, i kam blerë rroba, i kam paguar dritat dhe ujin. Jetoi me mua deri në adoleshencë, pasi babai i saj u fut në burg për drogë”, tregon daja.

Më tej, Jesus thotë se Georgina as nuk lajmëroi kur vdiq i ati, në vitin 2019: “Nuk e di pse nuk na njoftoi. Kur e mora vesh, u përpoqa të lidhesha me të, por nuk ktheu përgjigje. I shkrova Cristianos në Facebook dhe i thashë që ka një grua djallëzore në krah”.

Edhe motra Patricia ka folur për marrëdhënien e saj me Georgina, duke kujtuar një episod: “Kishte ditëlindjen djali im dhe i kërkova një fanelë të firmosur nga Cristiano, por më tha që nuk ishte e mundur, pasi nuk donte të bezdiste Cristianon sepse ai ishte me pushime”.

 

2 komente në “FOTOT: “Është grua djallëzore”, familjarët kundër Georgina Rodriguez”

  1. dyli says:

    kujt i plas trapi per Jesusin dhe Jorgina lol
    Mero, shum presjon i bo ktyre cerrave te blogut
    Jepi ndonje drejtim me shkrujt per vullkanin mor se je dhe i zanotit

  2. anticensurë ??? says:

    mirë mo daje,përse je xef kaq shumë?
    ti e bëre për të të marrë në telefon apo thjeshtë se e ndjeje??
    ma merr mëndja,të dytën!
    tashti që kësaj i ka ra bytha në lek,përse po tërbohesh??sikur të kishte mbetur pa brekë në bythë!?
    të garantoj se do të ishe nxehur nëse do të të kishte telefonuar!sepse do të të kërkonte prap lekë!!
    nuk të telefonon!?
    vëri vizën ose telefonoi ti!nuk të përgjigjet!?vëri vizën,përse duhet të fillosh si llazore e të kujtosh nderet që ke bërë!!në i ke bërë për të ti rikëthyer më pas!?
    më mirë të mos i kishe bërë!!spaskan qënë ndere por dhënje”borxhi”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje