Media rumune “DCNews” ka publikuar një intervistë ekskluzive të shpikësit vendas, Iulian Hornet, lidhur me shpikjen e tij alternative të sistemit të ngrohjes me palete druri.
Ky i fundit, pretendon se delegacione nga qeveria shqiptare dhe ajo suedeze kanë ndjekur nga pranë shpikjen e Hornet-it.
Shpikësi rumun ka instaluar një sistem ngrohjeje në një godinë në Bukuresht.
Ndërtesa nuk është e lidhur me rrjetin publik të ngrohjes dhe faturat janë të papërfillshme.
Në godinën 13-katëshe, fatura më e lartë e ngrohjes ishte 78 lei (përafërisht 15 euro).
Impianti i ngrohjes, që është edhe shpikja e Hornet-it, funksionon me peleta druri (saçme të vogla që ngarkohen brenda impiantit).
Pasi ish-kryebashkiaku i kryeqytetit, Sorin Oprescu, nuk i dha atij dritën jeshile për të ndërtuar një bllok me këtë lloj impianti në Bukuresht, shpikësi Horneț nuk u dorëzua.
“Gjeta një godinë banesash private për ta zhvilluar. Pallati ka 13 kate me ngrohje individuale për çdo apartament”, sqaron rumuni.
Sipas tij, banesat kanë pompë ngrohjeje, regjistrues konsumi, vetërregullues dhe termostat.
Këto apartamente, shton Hornet, nuk varen nga asgjë.
“Dy-tre vitet e para pronari merrte vetem cmimin e peletave nga qiraxhinjtë. Isha atje me një delegacion qeveritar nga Shqipëria, Suedia, për ta takuar”, deklaroi Hornet për DCNews.
Shpikësi konsideron se zgjidhja për të ardhmen përfaqësohet nga peletat dhe ka një plan tashmë për ta implementuar në të gjithë Rumaninë.
“Për të gjithë ngrohjen e Rumanisë, na duhen 22 milionë tonë. Bëhen llogaritë se sa peleta duhen, ku i vendosim, nuk mbajmë asgjë. Kjo është zgjidhja për të ardhmen, të tjerat janë sezonale, dielli, uji”, shtoi ai.
Po pra paskan shkuar zyrtarucet tane deri ne Rumani per nje sobe me palete druri. Kush i ha keto. Keta pertojne te lidhin litarin e brekeve, jo me te shkojne deri ne Rumani per te blere pajisje pa tender.
Sidoqofte, paletet reciklohen nga dru qe eshte trajtuar me lloj lloj bojrash e varaqesh gjate perdorimit te pare. Jane kimikate qe po u dogjen leshojne lloj lloj substancash helmuese ne ajer.
çfare jane paletet ne shqip se nuk i kuptoj dhe kur do flasim shqip?
Ekziston prej kohësh e nuk ka prit njeri rumunin ta shpiki!
https://www.oekofen.com/it-ch/caldaia-a-pellet/
Nuk quhen palete mor derdimenë. Quhen pellets dhe prodhohen nga tallashi duke u formuar në forma saçmesh ose copa të vogla si lapsa ose kunja të përziera me rrëshirë ose materiale të tjera ngjitëse. Janë shumë efikase në ngrohje. Një metodë e mirë për të shfrytëzuar në maksimum mbetjet nga përpunimi i drurit. Në varësi të çmimit mund të prodhohen dhe transportohen shumë lehtë. Shpikja e vetme e rumunit mund të jetë lloji i sobës ose impjantit të djegies si dhe shpërndarjes në ndërtesa të larta
Por cfare rumun kkkk….Hornet…eshte mbiemer i pakices gjrrmane qe jetojn qe nga vitet 1200 ne Rumani….rumunet nuk dine te “lidhin” ushkurin e brekeve e jo me te “shpikin” ………
Po kur e paska shpikur rumuni , se ngroja me “pellet” = dru e grire dhe e presuar ne forma te ndryshme , ka dhjetra vite qe eshte ne perdorim .
Doli si alternative , por po kercenon me zhdukje gjithe druret , pa dallim .