U bllokuan nga dëbora, qeveria detyron koncensionarin të dëmshpërblejë me 2000 euro çdo makinë (jo në Shqipëri)

25 Janar 2022, 11:24Sociale TEMA

Kryeministri i Greqisë kërkoi dëmshpërblim prej 2000 eurosh për çdo automjet të bllokuar në Attiki Odos nga kompania koncesionare e Attiki Odos , që është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës.

Pas kaosit të shkaktuar dje nga moti i keq “Elpis”, Kyriakos Mitsotakis kërkoi dëmshpërblim për personat e bllokuar në rrugën kryesore, ku mbetën pa lëvizur mijëra automjete .

Ai ka kontaktuar me menaxhmentin e kompanisë koncesionare të Attiki Odos dhe ka kërkuar pagesën e shumës prej 2000 euro për makinë. Nga ana e saj Kompania e pranoi atë.

Si pasojë e motit të keq Atika vijon të përballe me problemet e shumta që ka sjellë dëbora e rënë.

4 komente në “U bllokuan nga dëbora, qeveria detyron koncensionarin të dëmshpërblejë me 2000 euro çdo makinë (jo në Shqipëri)”

  1. AC/DC says:

    Ku jan patriotat albanistanas qe shajne Greqinè per borxhet ? Ne albanistan marrin erdoganin e bere synet!

  2. mond says:

    Eshte për të kaluar radhën, siga se mos japin gjë, si do ta vertetojne kush ishte dhe kush jo?
    Ngjarje qe ndodhin shume rrallë dhe patjetër që do ketë çregullime.
    E imagjinoni të ketë ne mes të Tiranës 25 cm borë në orarin që kthehen njerëzit nga puna? Nuk ka mundësi fare për të pastruar rruget në mes të trafikut. Thjesht eshte e pamundur.
    Kjo ka ndodhur, dhe tani në vend që ta shpjegojnë se mirëmbajtja e rrugëve planifikohet për kushte normale jo për ekstreme.
    Qytetarët nuk shohin parashikim të motit? Kane mjetet dhe gjendjen teknike të tyre që perballon keto kushte? Por si ketu tek ne vetem kerkojne nga shteti.

  3. Lili says:

    O idioti mond , po ato concesionaret nuk shikojne parashikimin e moti per te vu makinerite ne gadishmeri per zblokim te rruges , me borepasruese e hedje krip?!
    Si albanistanez je mesuar me rrit si qeni i rahur?! Faj eshte i yti!

  4. mond says:

    Te ofendosh qytetarët nuk eshte ndonjë zgjuarsi apo trimeri e madhe o Lili. Te mos duash dhe ofendosh identitetin e kombit tend po ashtu tregon nivelin që ke.
    Sa për parashikimet vërtet dhe
    koncensionari i shikon por ai shpreson të mos dalin që të shpetoje milionat, kurse pasojat i ka publiku që do mbetet rrugëve.
    Borëpastrueset nuk mund të punojnë në mes të trafikut, duhet bllokuar qarkullimi në pikun e tij. Pasojat do ishin më të mëdha se nga bora.
    Qetësohu pak o Lili!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje