Shqipëria fokus të veçantë kulturës turke pas vizitës së Erdogan, e-maili i DAR: Përzgjidhni nxënësit që do mësojnë turqisht në shkolla

23 Janar 2022, 17:55Sociale TEMA
Shqipëria fokus të veçantë kulturës turke pas

Pas vizitës së Presidentit turk në Tiranë, Rexhep Taip Erdogan, në shkollat e Shqipërisë po vlerësohet mësimi i gjuhës turke. Në një dokument, vetëm tri ditë nga vizita e Erdogan Drejtoria Arsimore e Tiranës u kërkoi mësuesve të shkollave 9-vjeçare që të përzgjidhnin nxënësit që duan të mësojnë gjuhën turke si lëndë me zgjedhje.

Kanë qenë mësuesit të cilët u kanë dërguar një mesazh online klasave përkatëse ku u kërkohet që të bëhet ndarja për përzgjedhjen e lëndës së gjuhës turke, si lëndë me zgjedhje. Mësohet se mesazhi online është dërguar tek prindërit e nxënësve të klasave të 6 deri në klasën e 9-a.

Rrënjët e këtij urdhri datojnë që në 2 mars 2021 ku u firmos një marrëveshje mes dy qeverive ku parashikohej futja e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.

Në nenin 3. pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Neni 3:

Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare

Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.

Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

Neni 4:

Personeli arsimor

Palët do të lehtësojnë shkëmbimin e mësuesve dhe akademikëve në vendet e njëri-tjetrit për të mësuar gjuhët zyrtare, brenda kuadrit të legjislacioneve të tyre kombëtare, dhe do të informojnë palën pritëse përmes rrugëve diplomatike.

Palët do të lehtësojnë procedurat e dhënies së vizave, lejeve të qëndrimit dhe të punës për mësuesit dhe akademikët e caktuar, si dhe anëtarët e familjeve të tyre brenda objektit të kësaj marrëveshjeje.(abc)

10 komente në “Shqipëria fokus të veçantë kulturës turke pas vizitës së Erdogan, e-maili i DAR: Përzgjidhni nxënësit që do mësojnë turqisht në shkolla”

  1. Iliri82 says:

    O te shpelafte mortja.

    Ne duam te ikim nga Turqia, nga kultura e saj e prapambetur, ky do te na fuse ne Turqi

    Ore premtimet dhe votat i more per te na futur ne Europe, jo ne Turqi

    1. Salih EZBOLLAH Berishurra says:

      Ne qofte se ky kryeminister vazhdon keshtu ky ka per te ngrene plumbin kokes ne mes te Tiranes….mor te shkerdhefsha gjuhen turke gjuhen otomane. kryeminister rrot kari shqiperia nuk eshte turqi.

    2. Mire të gjith leket na i vodhen kompanite Turke dhe ato shqiptare se pse që të gjitha jane te lidhura me politikanet hajduta si në Shqiprie ashtue edhe në Turqi por tani Edi Rama por done me na poshtrue edhe si njerze dhe kombe says:

      Keta jane horra Edi Rama Sali Berisha ilir Meta me shoke jane anti Shqiptare hajdute pa atdhe pa Fe pa morale ne për shkate te mentalitetit dhe kultures Turke Otomane Lindore vrasim njëri tjetri çdo dite dhe kemi korrupsjoni më të lartin në Evrope.. keta njerze kane 30 vite që e rrepen Shqiprine duke e vjedhur bashke me Kompanite Turke dhe ato Shqiptare të korruptume që të gjitha Jane të lidhura me politikanet në Shqiprie e Turqi.. Tani Edi Rama po done edhe me na poshtrue

  2. Edi degjo popullin. says:

    Edi degjo popullin. Ti do ta mbash mire me Erdoganin mbaje eshte miku jot eshte qasja jote. Por te impozosh kulturen turke joooooooo ketu e ke kaluar shiritin e kuq. E nderove e falenderove si mik per ndihmen qe te dha deri ketu bukur fort por tani kjo vjen ere te keqe. Ata (Turqit) le te shkojne diku tjeter te bejne budallenj se tek ne nuk i ecen. Qasja e popullit tone eshte perendimi jo lindja .Prandaj mos puno ne kete drejtim he te kemi rixha.

  3. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Eshte e drejta(gjaku turk) e gyzeleve shqipfoles te mesojne gjuhen e te pareve te tyre…… gezuar ramazonin

    1. Gezimi says:

      Enxori koken ky pederasti qe i qi gruan Janulla ….ik e ruaj fshatarken ore bajge se po ja lepin topefishkurit ..

  4. Sara says:

    TRUP i Madh, nuk dua te paguaj me asnje takse per kete shtet te ndyre, qe te mr caktoje femijet si “jenicere” te shek. XXI
    ne mos Piktori, Ministrja e Arsimit duhet te jape doreqjen URGGJENTISHT!!!!

  5. Lame Duka says:

    Ne kemi 500 vjet qe dijme turqisht, me dajak madje, tani u kerkoka te mesohet edhe nje here nga fillimi. Noti , bicikleta dhe gjuha mesohen e nuk harrohen kurre.

  6. Undefined says:

    Kur flasin greqishten….perse te mos flasin edhe turqishten….ku eshte problemi….te dyja keto gjuhe jevgjitesh jane te pavlera ne kete Planet…greqishtja eshte mesuar nga….halli…se perpara flitej vetem nga cobanet e Vurgut e Dervicanit te ardhur ketyre aneve per nje kothere buke….edhe turqishte do ta mesojn ato qe kane lidhje te ndryshme me ate vend….se te tjereve nuk ju “rruhet kkkk”…..per te tilla hajvanliqe…korrakesh jevgjito-anadollak….

  7. Toni says:

    E lexoni që thotë me të drejtë zgjedhjeje apo jo. Kush do le të mësojë çfarë të dojë. Nqs është me detyrim atëherë kemi të drejtë të flasim dhe të shajmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje