Tri motra sjellin shijen e kuzhinës afgane në Shëngjin

22 Janar 2022, 09:53Sociale TEMA

Katër gra afgane – tre prej të cilave motra, që u evakuan nga Afganistani në Shqipëri pas rënies së Kabulit, janë sipërmarrëset më të reja në sektorin e kulinarisë në Shëngjin, ku ato shprehen se kanë gjetur një mikpritje të ngrohtë.

Nga Elvis Hila

Mes bizneseve të shumta në Shëngjin ndodhet edhe një restorant i cili menaxhohet nga 4 vajza afgane. Pasi i evakuan nga vendi pas rënies së Kabulit dhe i akomoduan në Shëngjin në shtator të vitit 2020, tre motra afgane nuk qëndruan duarkryq, por ndërmorën nismën dhe ngriten një restoranti në vijen e parë të bregdetit. Biznesin e kanë vënë në funksion prej më shumë se dy muajsh, ndërsa realizimi i diçkaje të tillë nuk ka qenë aspak e lehtë për ta.

“Jemi evakuar ngë Afganistani në muajin shtator të vitit 2020 dhe na sollën e na strehuan këtu në Shëngjin,” kujton Mariam, njëra prej tre motrave sipërmarrëse.“Këtu na pritët mjaft mirë dhe shumë shpejt nisëm të ambjentohemi. Me kalimin e javeve menduam të punësohemi apo të hapim vetë një biznes këtu në Shëngjin. U bëmë bashke me motrat dhe një shoqe tonën nga Afganistani dhe gjetëm një ambjent në vijen e parë të bregdetit afer resortit ku jemi akomoduar. Takuam pronarin dhe ram dakort që të marrim me qira. Menjehër nisëm punën dhe e ngritëm lokalin të cilin e tashmë e kemi funksional prej më shumë se dy muajsh,” thotë Mariam, njëra nga menaxheret e lokalit.

Klientet e këtij restoranti janë kryesisht afganë, por nuk mungojnë as vendasit e shqiptarët e Kosovës të cilët e frekuentojnë masivisht Shëngjinin.

“Ne jemi katër vajza që menaxhojnë lokalin, tre jemi motra. Klientët i kemi kryesisht afganë, pasi u mungon ushqimi afgan. Por kemi edhe klientë shqiptarë, nga Kosova, por edhe të huaj. E pëlqejnë ushqimin tonë, sepse janë të lira, kjo na jep zemër të ecim përpara” shton Mariam.

Tek shqiptaret vlerësojnë mikpritjen, çka po ju jep kurojo të ecin në biznesin që kanë ngritur.

“Të gjithë sillen mirë dhe na buzëqeshin, askush nuk është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj nesh. Restorantet gatuajnë vetëm prodhime deti dhe nuk na ka rënë rasti të provojmë gatimet tradicionale. Në Lezhë kemi provuar brioshin dhe na është dukur interesant,” tha Walwala, menaxherja tjeter e restorantit

Prej fillimit të muajit shtator në zonën turistike të Shëngjinit janë strehuar rreth 2 mijë shtetas afgan, të cilët u larguan nga vendi i tyre pas pushtimit të Kabulit nga militantët talibanë. Refugjatet afganë në Shëngjini janë përshtatur mësëmiri dhe shumë shpejt me jeten e re.

Paisal me profesion inxhinier është një tjeter i punësuar në zonën turistike të Shëngjinit. Pasi mësoi sadopak gjuhën, ai është bërë pjesë e një kompanie ndërtimi dhe thotë se ndihet mjaft mirë e komod me punën që i është ofruar.

“Unë kam ardhur në Shëngjin që në muajin tetor. Na kanë pritur shumë mire dhe u ambjentova shumë shpejt. Me kalimin e kohës nisa të mësoj sadopak gjuhën, pasi kisha qëllim që të punësohesha për sa kohë do qëndrojmë në Shëngjin. Jam me prefesion inxhinier dhe prej 1 muaj jam punësuar në një kompani ndërtimi. Jam shumë i kënaqur me punën dhe po i përkushtohem shumë. Kam gjetur bashkëpunim dhe shumë mbështetje tek koleget dhe po ja kaloj shumë mire,” tha Paisal.

Paisal tregon thotë se gjysmen e familjes e ka akoma në Afganistan dhe mendja i rri atje, ndërsa të ardhmen e sheh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dhe në Kanda, siç ju është premtuar.

“Gjysmen e familjes i kam në Afganistan, pasi nuk munden të largohen. Mendjen e kam atje se po kalojnë një situatë të vështire që prej pushtimit nga Talebanët. Çdo ditë jam në kontakt me ta dhe pres që të bashkohemi sa më shpejt. Të ardhmen nuk e shoh në Shqipëri, por sa kohë të jem këtu do mundohem të punoj sadopak. Siç e dini na është premtuar që ta në çojnë në Amerikë apo Kanada dhe jemi në procedura për dokumentat. Çdo ditë po largohen bashkëkombasit tonë këtu nga Shëngjini dhe shpresojmë që dhe ne të ikim deri në pranverë”, shton Paisal

Për mbështetjen dhe integrimin e refugjateve afganë është angazhuar edhe Bashkia e Lezhës. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka zhvilluar takime të vazhdueshme me përfaqësi të tyre dhe në bashkëpunim me organizatat të ndryshme është angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë për nevojat që mund të kenë.

“Zhvilluam një takim ditet e fundit me ta dhe shkëmbyem bashkë ide për integrimin në fushat përkatëse sipas formimit të tyre, si dhe ndamë problematika që i shqetësojnë dhe u dakordësuam për komunikim të vazhdueshëm. I falënderoj për integritetin dhe pozitivitetin në nivel të lartë që kanë treguar deri tani, me një qasje dhe sjellje shembullore. Menjëherë kam marrë kontakte OJF-të për të unifikuar marrëdhënien me refugjatët dhe për t’u ardhur në ndihmë bashkërisht. Jemi dakordësuar unanimisht që koordinimin për ndihmat do ta bëjë Bashkia dhe të gjitha OJF-të do të investohen sipas mundësive që kanë”, thotë Ndreu.

Refugjatet Afgan të cilët mbërriten në muajin shtator në Shipëri, janë vendosur  në ambientet e Rafaelo Resort, i cili ndodhet në vijën e parë të plazhit në qendër të Shëngjinit. Resorti mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga policia për të garantuar sigurinë e tyre, ndërsa aty qëndron në gatishmëri përgjatë 24 orëve dhe një personel mjekësor për t’ju ardhur në ndihmë për çdo problem që mund të kenë.

Një pjesë e tyre janë pajisur me vizë Amerikanë apo Kanadeze dhe kanë nisur të largohen nga Shqipëria e të tjere janë në pritje për tu larguar.

8 komente në “Tri motra sjellin shijen e kuzhinës afgane në Shëngjin”

  1. Totenkopf says:

    O Mero kush I paguan keto leke te promovosh Afganet, Shqiptaret nuk kane te hane,kudo plehra, Korruption, 1,7 milione kane ikur, per nje grusht Afganesh me ca pite per qen paska mbetur ky vend. Tjetri thote u punesua inxhinier?? Me cfare diplome?? Me cfare gjuhe, kush ja dha lejen e punes nje reefugjati te pa kontrolluar. Kush ja verifikoi diplomen a ka marrveshje te njihen dhe letrat e bythes se afganeve. Pse nuk shkoni tek Afganet tane ne France te beni reportazh. Kjo propaganda e Edi Rames per promovim si bamires personal Ne Bote nuk pi uje ne Shqiperi se Edi Rama dhe klika e 30 vite I kane qytetaret e tyre me keq se Afganet. Nuk mund te flejne Afganet ne hotelet me ushqim tre here ne dite dhe shqiptaret te kruajne kazanet kudo. Hapi restaurant tjetra me cfare letrash, politikanet e poshter shqiptar po urrejne popullin e tyre per simpati amerikane dhe te fshehin te vjedhurat.

    1. Dulle na iku ! says:

      pjeserisht ke te drejte, por mos harro se je edhe i paditur ne rast kur flet se afganet i mban Edvini apo shqiperia me leke.
      Ne kete pike harron se, si edhe ne vende te tjera te EU, refugjatet mbajen me parate e unionit, dhe vendi mikprites ka nje perqindje shume te vogel ne shenje te vullnetit te mire.
      Informohu
      Ne kete rast, mejtimi im thote se Mero qerozi ka dashur te percjelle tjeter mesazh, ate qe shqiptaret ne vendin e tyre pertojne te marin iniciativen e te punojne, pordhace qe aknohen tere diten kafeneve. Kurse nje i huaj, afgan vjen nga lufta dhe ka aq mend sa te mari kembet ne dhe te huaj, e ku ne vendin e kusareve, shqiperi.

      1. Ilirjan says:

        Zoti ua befte mbare atyre qe duan te punojne dhe e kerkojne punen!S’ka asnje rendesi se nga jane e cfare jane. Jo te gjithe shqiptaret neper bote jane njelloj te afte, por ata qe kane kerkuar,kane gjetur dhe kane permiresuar jeten e tyre dhe familjeve ne Shqiperi .Disa vendas, ne BE apo vendet ku kane shkuar shqiptaret, nuk kane pse fajesojne as shqiptaret dhe as qeverite è tyre perse shqiptaret PUNETORE e punedashes, jetojne me mire se disa vendas QARRAMANE E RACISTE TE PANDREQSHEM, INJORANTE e ZILIQARE. Mentaliteti i VASALIT qe pret nga qeveria apo nga qielli ti vijne te mirat, ne fund fajeson gjithnje qeverine dhe… te tjeret.

        1. ben. says:

          Ke shume te drejte.
          Sa do donin dhe ata te 5 maji te ishin afgane.
          Po pa fat, jane shqiptare.

          1. Ilirjan says:

            E ka fajin qeveria… me siguri!

            1. Totenkopf says:

              Po ty Qeveria te paguan se vdiqe duke mbrojtur Qeverine,,,Interneti ju jep fjalen edhe njerezve me inteligjence aq te ulet saqe kujtojne se Qeveria Shqiptare eshte Qeveria e Zvicerres…Ti je Fakti qe Jo te gjithe Debilave ju ben pune Spitali,,,Veterinerin heren tjeter se Paske symptoma te lepirjes se bythes si Qeni…sa merr nga Qeveria per komentet,Nje Byrek dhe Dhalle…O Zot cfare debilash ,,Ik ore Ndihmo Xhaxhi Ramen se thote qe nga skenderbeu nuk vdesin Shqiptaret per buke…Qenkeni Debila Si Qeveri.

    2. E verteta says:

      Keto qe thoni jane shume te sakta.Doja te theksoja sjelljet barbare te ketij narkoshteti ndaj popullit vet.Pervec skemes te perseritur shume here te dhunes komuniste apo naziste qe ne ne ora 03.00 mengjezit me prishjet e banesave,ose objekte biznesi si Shkoze,Unaze Re,bregu lumit etj ,kjo hera e fundit tek 5 maji ishte nje poshtersi qe nuk e kap truri.Presin energjine ne ora 02.00,zgjojne njerezit sic jane me rrobat e trupit sikur do ti dergojne ne kampe perqendrimi apo internim ,i rrahin,i ofendojne i degjenerojne para femijeve vet i marrin erzin.Ku ndodh kjo gje,ne cilen pjese te botes?Askund pervec se ne kete vend te zi,te drejtuar perjetesisht nga shpirtezinj kriminele qe i nxjerrin familjet jashte ne mes janarit me temp.-5C,ka njerez me Covid te semure dhe keta i lane jashte!Ku ka vend te botes qe te ndodhin te tilla krime nga shteti ndaj shtetasve te vet?Qe ketu mbaron cdo diskutim per reklame humanitare per afganet,”humanizmin shqiptar” dhe felliqesira komuniste te propagandes.Fusin afganet ne hotele me 4-5 yje dhe lene te poshteruar,te rrahur ,te dhunuar vendasit pavaresisht se ata mund te jene maloke,apo te pazhvilluar ,cfare rendesie ka .E gjitha kjo ne emer te biznesit felliqur te Bashkise ,qeverise sepse do ju prishin pallatet gjoja te demtuara nga termeti ne zonat fileto psh ne Kombinat etj dhe do ti dergojne aty tek 5 maji

  2. Sheethead says:

    Me mire lajme pune, qofshin ata afgane, sesa habere politike me vrasje, sherre dhe vjedhje nga fshati jone. Shkrimi trasmeton kulture pune. Vajzat me shami, qe presin vizen per tu larguar, punojne dhe fitojne sado pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje