“Shqipëria e ngrirë”, Rama: Po punohet me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës

22 Janar 2022, 08:52Sociale TEMA

Mëngjesin e sotëm, Shqipëria është zgjuar me temperatura nën zero gratë thuajse në të gjithë territorin, ndërsa akulli ka pushtuar rrugët.

Në anën tjetër, zonat malore vijojnë të jenë të mbuluara nga dëbora e dy ditëve të fundit.

Kryeministri Rama ka postuar në disa fotot në Facebook, nga zona të ndryshme të vendit të mbuluara nga bora, ndërsa bashkëngjitur shkruan se është duke vijuar puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje