Omicron është përhapur në mënyrë masive edhe në Shqipëri, kjo për shkak të transmetueshmërisë së lartë të variantit të ri. Epidemiologu Ilir Alimehmeti i ftuar në Report Tv thekson se asnjë masë kufizuese nuk e parandalon përhapjen e tij, ndërsa thekson se vaksina është e vetmja ‘armë’ për të evituar gjendjen e rëndë të sëmundjes.
“E vetmja gjë që ne kemi në dorë për evituar gjendjen e rëndë, është vaksinimi. Idealisht do ishte bërja e vaksinës do ishte ideale përpara sezonit, ne jemi në maksimum edhe me gripin sezonal. Vaksina bëhet historikisht shtator, tetor, fillim nëntorit.
Idealisht fushata e vaksinimit masive nuk duhet të përkojë me të njëjtën kohë kur transmetim komunitar të virusit. Kjo është ama kur ne arrijmë të parashikojmë sezonalitetin, përshembull me gripin e parashikojmë. Këtu ka një vështirësi për të parashikuar se kur duhet bërë fushata vaksinimit”, u shpreh Alimehmeti.
Alimhemti shpjegon se doza e tretë rekomandohet vetëm për moshat e treta që të mos përballen me format e rënda të sëmundjes. Ai thekson se deri në moshat 55-vjeç nuk është e nevojshme doza e tretë, duke përjashtuar rastet kur personat kanë edhe sëmundje bashkëshoqëruese.
“Ka prekur një pjesë të mirë të popullatës, është i pashmangshëm ekspozimi ndaj virusit. Omicron është shumë i transmetueshëm, i shpejtë, i pashmangshëm, asnjëlloj lloj mase nuk ka arritur dot të bllokojë transmetimin e këtij virusi. Megjithatë e pamë shumë të qartë që edhe me dozë të tretë, në vetëm 10 javë bie infektiviteti më 45%.
Doza e tretë, bëhet për format e rënda, tek mosha e tretë, nuk bën shumë sens te moshat e reja deri 55-vjeç që nuk kanë situata. Ne duhet ta ridemension diskutimin, jo si një vit më parë, Omicron sillet ndryshe nga alfa dhe delta, prandaj duhet ta trajtojmë ndryshe”, u shpreh mjeku.
Për Omicron dhe Delta, nuk është e nevojshme që një person të bëjë 14 ditë karantinë, thotë Alimehmeti, duke theksuar se janë të mjaftueshme 5 ose 7 ditë. Edhe në vendin tonë po shqyrtohet shkurtimi i periudhës së karantinimit, kjo u bë me dije nga nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Uliqinaku.
“Shumë shtete e kanë ulur, Zvicra e ka bërë 5 ditë, SHBA e ka bërë 7, të gjitha janë në ulje. Ke qenë i infektuar dhe nja 2 ditë përpara, plus 5 ditë, shkon rreth një javë. Koha mesatare e shpërndarjes së virusit është 5.3 ditë. Jo të gjithë rendin të bëjnë testin, e rëndësishme është një këshillë, nëse ke simptoma, mundohu të ruash të tjerët sa më shumë, kur s’ke mundësi të izolohesh mbaj maskë, sepse kur i sëmuri e mban maskën ka shumë vlerë për të tjerët”, vijoi ai.
Pasi u vaksionva plotesisht me zuri Omicroni prapeseprape, tani kam ne plan dozen e katert dhe te peste me vone….
Titulli i artikullit eshte gabim..!E kunderta eshte keshilla e mjekut.Respekte per dr.Alimehmetin ,!
Doktoret Shqiptare jane bere pjese e inteligjences artificiale flasin cfare seleksionojne ne internet por virusi ka mutacione dhe Bota nuk eshte e disiplinuar por e pa vetedijshme per tu zhdukur virusi nga njerzite. Duhet vaksine per cdo vit perderisa virusi mos te jete me agresiv por te jete i kurueshem nga ilacet qe do te prodhoje shkenca dhe zhvillimi i saj ne raport me situaten pandemike. Kurre ti bjere forca nga vete mutacionet athere do te jete i pa demshem ndofta edhe per 3 apo 5 vjet te ardhshme.
Rregullojeni titullin o Tema! Doza e trete nuk eshte e nevojshme per ata 55 vjec e poshte.