Skema e pensioneve, e rrezikuar: Po shtohen të moshuarit, më pak të rinj që paguajnë kontribute

22 Janar 2022, 21:00Sociale TEMA

Largimi i të rinjve nga Shqipëria si dhe informaliteti ekonomik vë në rrezik skemën e pensioneve.

Në vendin tonë numri i kontribuuesve është në rënie, ndërsa numri i pensionistëve gjithnjë në rritje. Për këtë arsye për të siguruar pensionet e të moshuarve qeveria detyrohet që të japë para borxh  nga buxheti i shtetit. Që kontribuuesit sot, të sigurojnë pensionin propozohet ndryshimi i skemës së pensioneve.

“Nëse ne do të përdorim një mekanizëm të tretë: është pensioni privat. Po çfarë i mundëson kjo një pensionisti?

Ai krahas pensionit shtetëror merr dhe një tjetër që është ai privat. Gjithashtu ky pension edhe trashëgohet nëse kontribuues nuk mundet ta marrë sepse ndërron jetë para kohe.

Ndërkohë që në rastin e pensionit shtetëror të gjitha kontributet që derdhim ne sot në skemën e sigurimeve shoqërore kthehen ose jepen si një e ardhur për pensionistët, por ato nuk gjenerojnë të ardhura“ , tha për Top Channel ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi.

Numri i kontribuues është në rënie, vetëm për vitin 2020 kemi 35 mijë kontribuues më pak.

“Nëse në vitet 90’ kishim 1 pensionist dhe 5 kontribuues sot kemi 1.-1.5 kontribuues. Kjo ulje kaq e madhe e kontribuuesve ul edhe sasinë  dhe kur këto të ardhura janë minimale 30-40 mijë lekë të reja  atëherë përqindja që paguhet si nga punëdhënësi dhe punëmarrësi  është në minimum.

Ndërkohë që pensionet tona janë 12-14 mijë lekë që do të thotë se sasia që merr një pensionit është dyfishi ose më e madhe se sa kontributi minimal që paguan një punonjës. Për këtë arsye kjo skemë nuk mbulohet“, shtoi ekspertja.

Thellimi i deficitit të skemës së pensioneve po vë në vështirësi i buxhetin e shtetit. Numri i kontribuuesve është në rënie për shkak të emigrimi si dhe informaliteti ekonomik ku punëdhënësit i shmangen detyrimeve fiskale.

5 komente në “Skema e pensioneve, e rrezikuar: Po shtohen të moshuarit, më pak të rinj që paguajnë kontribute”

  1. elton says:

    o Zonje, pensionistet kane punuar 40 vjet dhe marrin pension 5 vjete. ti thua nuk ka leke…. Nuk e kane fajin pensionistet qe ke skeme te falimentuar. Merri kontributet dhe investoji diku qe te mos zhvleresohen.

  2. Epirioti II says:

    Shtet i pjerdhur, ministra financash te deshtuar njeri-pas-tjetrit.
    Asnje vullnet per te luftuar evazionin fiskal me pagat qe eshte atentatori i fondeve per pensioneve.
    Asnje vizion se si do futen dhe promovohen shtyllat 2 dhe 3 te pensioneve.
    Asnje planifikim afatgjate i politikave te pensioneve.
    Asnje meshire per sakrificat financiare te pensionisteve.
    Asnje mirenjohje per te moshuarit shqiptare, qe jane hambari i votave te kesaj qeveria.
    Sa me peshtire sillet kjo qeveri me pensionistet shqiptare, aq me fisnik sillen ata. Por edhe fisnikeria e ka nje limit.

    Te nderuar pensioniste. Maskarenjte qe shkelin mbi dinjitetin tuaj dhe paguajne rroga 30,000 lekesh nga Dubai dhe Maldivet, kane emra tashme qe ja u lexuam borderote e bizneseve (pyesni femijet se ja u nxjerrin per 5 minuta). Atyre ju nuk keni cfare u beni, pervecse ti dergoni nje lutje Zotit ti denoje, por ortakeve/ sherbetoreve te tyre qe quhen Partia Socialiste e Shqiperise, ju mund ti denoni me voten tuaj te shenjte.

  3. Beni says:

    Qeveria duhet të rrisë moshën e pensionit. Në vend i varfër dhe moshën e pensionit e kemi më të ulët se vendet e tjera.

    1. Kris 1 says:

      Ta beje moshen e pensionit 100. Vjec.boll po behen dasma e blihen prona me pensionin e stergjyshit.

    2. qytetar says:

      Ben opo Beni !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje