Nga Daniel M. Davis
Xhef Bezos ka nisur një mision për të mposhtur plakjen e njeriut. Ai sapo ka angazhuar shkencëtarin Hal Barron nga “GlaxoSmithKline”për të ndihmuar në drejtimin e “Altos Labs”, kompaninë e re ambicioze që synon të ndalë plakjen nëpërmjet investimeve prej miliarda dollarësh.
Por çfarë thotë në fakt shkenca mbi këtë çështje? A mund ta mposhtim plakjen?Plakja nuk është vetëm një ndryshim në mënyrën se si ndihemi apo dukemi së jashtmi. Plakja ndodh në nivelin qelizor. Në laborator, është zbuluar se qelizat e lëkurës së një njeriut të rritur ndahen afërsisht 50 herë përpara se ky proces të ndalet.
Por qelizat e lëkurës nga një foshnjë e porsalindur mund të ndahen 80 ose 90 herë. Nga ana tjetër, qelizat e njeriu të moshuar ndahen vetëm rreth 20 herë. Ndërkohë plakja është më se e dukshme në gjenet tona.
Materiali ynë gjenetik modifikohet me kalimin e kohës, dhe aty mund të bashkëngjiten kimikate, të cilat ndryshojnë në varësi se cilat gjene janë aktive ose jo. Këto quhen ndryshime epigjenetike, dhe këto krijohen me kalimin e moshës.
Një lloj tjetër ndryshimi ndodh në skajet e ADN-së së qelizës sonë. Segmentet e përsëritura të ADN-së të quajtura telomere, veprojnë si maja plastike e një lidhëse këpucësh, duke paguar që mbështjelljet e përdredhura të materialit gjenetik të fërkohen në skajet apo të yjëzohen së bashku.
Por këto telomere shkurtohen sa herë që ndahet një qelizë. Ne nuk e dimë nëse telomeret e shkurtra janë thjesht një shenjë e plakjes, si për shembull flokët e thinjur, apo janë pjesë e procesit me të cilin plaken qelizat.
Për të mbetur gjallë dhe për të vazhduar ndarjen, qelizat imune e ndalin shkurtimin e telomereve të tyre kur shumohen, njëlloj si qelizat e kancerit. Ky është ndoshta një faktor që kontribuon në pavdekësinë e tyre të dukshme. Ilaçet që ndalojnë funksionimin e telomerazës, janë treguar shumë premtuese në luftën kundër kancerit (edhe pse qelizat e kancerit mund të evoluojnë për t’u bërë më rezistente).
Duke pasur parasysh se plakja ka një efekt kaq të thellë në qelizat dhe gjenet tona, lind një pyetje shumë më e madhe: Pse ndodh kjo gjë? Pse plakemi? Dikur mendohej se plakja ndodhte për shkak të evolucionit të vazhdueshëm të specieve.
Pra evolucioni i një specie kërkon një qarkullim të individëve. Megjithatë, një problem me këtë ide është se shumica e jetës në Tokë nuk e arrin kurrë moshën e thyer. Shumica e kafshëve vriten nga grabitqarët, sëmundjet, klima ose uria.
Një pikëpamje tjetër është se plakja është thjesht një efekt anësor i dëmtimit që krijohet me kalimin e kohës, i shkaktuar nga metabolizmi apo ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë nga Dielli. Ne e dimë që me kalimin e moshës gjenet dëmtohen, por nuk është vërtetuar se kjo gjë e nxit drejtpërdrejt plakjen.
Një mundësi tjetër është që plakja mund të ketë evoluar si një mbrojtje kundër kancerit. Meqë qelizat grumbullojnë me kalimin e kohës dëmtime gjenetike, ato mund të kenë evoluar një proces për të mos qëndruar në trup për një kohë të gjatë, në rast se ky dëmtim bën që një qelizë të kthehet në kanceroze.
Teksa plakemi, disa nga qelizat e trupit tonë hyjnë në një gjendje të quajtur plakje, në të cilën një qelizë qëndron e gjallë, por e ndalon ndarjen. Qelizat e moshuara grumbullohen në trup gjatë gjithë jetës – veçanërisht në lëkurë, mëlçi, mushkëri dhe shpretkë – dhe kanë efekte të dobishme por edhe të dëmshme.
Ato janë të dobishme sepse sekretojnë kimikate, të cilat ndihmojnë në riparimin e indeve të dëmtuara. Por gjatë një periudhe të gjatë kohore, ndërsa qelizat e vjetra shtohen shumë në numër, ato edhe mund të prishin strukturën normale të organeve dhe indeve.
Këto qeliza mund të jenë një shkaktar themelor i shumë prej problemeve që ne i lidhim me plakjen. Ne mund të përshkruajmë shumë gjëra që ndodhin gjatë plakjes në nivelin e asaj që ndodh fizikisht me gjenet, qelizat dhe organet tona. Por pyetja themelore se përse plakemi mbetet ende pa përgjigje.
Sipas të gjitha gjasave, ka më shumë se sa një përgjigje të saktë. Sigurisht, askush nuk e di nëse kompania e Bezos mund të ketë sukses në zgjatjen e jetëgjatësisë së njeriut. Por është e qartë se duke studiuar plakjen, do të kemi zbulime të reja emocionuese.
“The Conversation” – Bota.al
Thuani Bezhos dhe shkencetareve qe e shoqerojne ne planet e tij ambicjoze qe cdo gje ka nje radhe , ne fillim te shpikin ilacin per zhdukjen e kancerit pastaj te mos plakjes ….ja e gjeten ilacin ,ja nuk u plakem , po me hajdarin cdo behet ?? Apo ta kemi vetem per te bere shuren ?? Ne fillim te gjejne ilacin e zhdukjes se kancerit dhe te tjerat me radhe …..personalish besoj se shkenca farmaceutike e ka zbuluar ilacin e kancerit , thjesht nuk duan ta hedhin ne prodhim ne mase ….eshte e pamundur qe gjeten ilacin kundra covid 19 dhe nuk gjejne per vite e vite ilacin e kancerit ….
nose je i bindur qe ilacin e kancerit e kane zbuluar atehere pse ja kerkon Bezhos ?
Bota po cmendet. Ne po shohim ne kohe reale shkaterrimin e njeriut. Jo per shkak te problemeve klimatike, ambientale, mbipopullimi apo gomarlleqe si keto. Per fat te keq mendjemadhesia apo mendjeshkurtesia iu mbushi mendjen ne fillim disave e me pas shumices se zoti vdiq dhe ata mund te benin zotin. Te kuptohemi une nuk jam besimtar pratikant por te vrasesh zotin eshte pune e madhe. Eshte njesoj si te presesh degen ku je ulur dhe filozofon. Pike se pari te anulosh vdekjen eshte te anullosh vete jeten. Per çfare jete flet Bezeos ? Per jeten biologjike,? Pse cjemi ne kafshe? A thua ne na inereson tanime vetem jeta si è tille pra zoo. E vetmja aspirate e jona qenka vegjetimi i perjetshem. Per çfare? Per fat te keq keto idiotesi qe cojne vetem e vetem ne skllaveri i ka perqafuar furishem e majta boterore e cila pasi humbi busullen mbi qellimi e ekzistences se saj,po rend pas cdo cmendurie aveniristike duke premtuar parajsen ne toke. Trishtim.
berato asgjë nuk mund të vritet nëse nuk ka lindur!!
prandaj nuk e vret dot kush zotin!!
sado jo praktikant që je mos u lodh të mbrosh një gjë që nuk ka nevojë për mbrojtje!!
nejriu,sipas mendimit tënd,”e ka vrarë zotin” që ditën që ditën që e krijoi atë!!
kafsha,nuk e vret zotin,kafsh bën atë që thua ti se është e drejtë,pra e zotit!
kafsha lind dhe vdes,çdo gjë e lë në dorë të “zotit”,quajtur ndryshe të fatit!!
njeriu,në fazën e bezos,nuk është as i pari e as i fundit që bën përpjekje për të gjetur një mënyrë për të kënaqur egon e tij të trashë,që ditën që filloi të kujdesej për shëndetin e një nejriu tjetër,që ditën që filloi të mjekojë të sëmurin,që ditën që filloi të kujdeset për të moshuarin!?
që atë ditë vrau zotin,pra vrau fatin!që atë ditë filloi të jetë ZOT i jetës së tij!!
mijëra vjet e kanë çuar përpara këtë njëri dhe zotërimin e fatit të tij!!
bezua ka për të “dështuar” në atë që ti mendon se kërkon të zgjasë jetën!
sepse ajo që ti mendon!?
është gomarllëk,ajo që kërkon bezua!?
është pak si fantazi që do ndihmojë në përmiirësimin e më tejshëm të jetës reale!!
njeriu në tërësi lodhet nga jeta,dhe kërkon që një ditë të dalë në “pension”!!
Bota p[o shkon drejt katastrofes me shtimin galopant te popullsise 8 miliard banore,
si dhe shtimit te ifeksioneve nga shkaterrimi i pyjeve, ujrave e ajrit, ky i cmendur nuk ngopet me para!
Bezos ben mire ti kerkoje shkencetareve ti rrisin floket, pastaj jeten. Ska jete pa vdekje ndonese mund te arrihet te zgjatet jeta sadopak. Asnjeri nuk do te vdese, por vdekja eshte e vetmja gje sigurte ne kete bote.
Ky Bezua si kovaçi , që bën masha dhe per vete s’ka !
Po qe se ky ka shpikur AKRONILIN (ilaçi kunder mplakjes në nje filem) , pse për vehte eshte bërë si LAKURIQ NATE ?!!!
shqiptaret si gjithmone, si frena dore!
Se cte keqe ka qe ky miliarder vendos qe te behen studime mbi kete pike, hajde merre vesh.
A thua se Bezos do i marre me zorr njerzit, harroni qe Bezos eshte i pasur fale sherbimit qe ofron, pra jane njerzit qe “blejne” te ai.
Bezos ka marre miliona vleresime pozitive per kete sipermarrje!!! dalim ne shqipot ( e big brotherit apo te foltores apo te ppp-ve apo te administratës te shthurrur) e kritikojme Bezosin!
Ne …..qe skemi asgje cilesore ne geton tone shqiperi, dhe qe ne çdo sjellje tregojme simptoma te pastra çmendurie.
Njesoj si no-vaxet shqiptar, rrota k…qe gjykojne cilesine e nje vaksine, te prodhuar nga industri farmaceutikë te nje niveli te larte. Shqiptaret e pashkolle ……gjykojne !!!
“Berati”!
Çe pate fat! Shume koment i sakte.
Edhe supermodeli i te “djathtes moderne” komunisti i rendit te ri boteror, shkencetari i thyerjes se dyerve te institucioneve,profesor doktor ( ne letra), Sali Ram Berisha, njesoj si ti mendon.
Ai eshte shprehur ne tv e mosvarun “Klan”,se Sorosi, Rama, dhe e majta boterore, po prishin njeriun e ri qe ndertuan idhujt e Salihit dhe gjyshi e babai i Andi Bushatit.
bla, bla, bla!
“Por çfarë thotë në fakt shkenca mbi këtë çështje?”
shkenca thotë atë që di deri më sot!!nuk thotë asgjë që nuk di!pra nuk thotë as që është e mundur as që është e pamundur!!
jeta jonë duhet të vendosë nëse duhet të bëhet e mundur apo jo!!
sot ne kemi një mbi popullim të planetit tonë!pas 10 vitesh do të jetë dhe më e mbipopulluar,nëse do të kishim dhe një rritje të jetgjatësisë!?
do të kishim një mbytje të planetit nga njerzimi!!
pra që në momentin e parë,del se është e pamundur që të kemi jetgjatësi për të gjithë!
si problem i dytë është zgjedhja se kush do të ketë jetën e gjatë dhe kush të shkurtër për të arritur në një drejtpeshim për planetin!!
problemi i tretë është se kush do ta ketë në dorë,kush do të përfitojë më shumë nga rritja e gjatësisë së jetës!do të fitojnë të zgjuarit apo të ndyrët!përfytyroni sikur të keni një stalin,hitler,enver a putin të pavdekshëm,300,900 vjeçar??ajnshtajni dhe shtyhet por një ndyrësirë diktatori!?është e vështirë të shtyhet!
nëse jeta shkon përpara me këtë ritëm,pa ndonjë rënje drastike,është e sigurtë që njeriu ka për të punuar gjithnjë e më pak,që makinat do të marrin përsipër pothuajse tërë punën që ne bëjmë,është e sigurtë që jeta do të zgjatet dhe më shumë!kjo falë një pune fizike më të paktë dhe një njohje më të mirë të organizmit tonë,por lind pyetja!
mos vallë nuk janë të mjaftueshëm këto vite që jetojmë,pak a shumë deri në 100(max)??
a mos vallë nuk është e mjaftueshme kjo jetgjatësi përvojash jetsore, pune që kemi??
përse duhet ti dyfishojmë,dhjet fishojmë??
të jemi kaq të pangopur,kaqë egoist??
mos vallë e kemi në gjak të qënit DIKTATORË,të qënit EGOISTË??