Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të dy instituteve kërkimore në Itali dhe Rusi sipas të cilave vaksina ruse Sputnik V është më e efektshme nga Omicron se Pfizer.
Alimehmeti duke iu referuar studimit, thotë se në krahasim me Pfizer Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total.
Postimi:
❗ “Kërkimi shkencor do të thotë të shohësh atë çka ka parë gjithkush dhe të mendosh atë që s’ka menduar askush.”
Cit.: Prof. Albert Szent-Györgyi (Nobel 1937)
? Kundrejt vaksinës Pfizer, vaksina Sputnik V rezulton të jetë më e efektshme në kohë për sa i përket neutralizimit të variantit Omicron!
? Studimi i prepublikuar më 19 Janar 2022 është kryer nga dy institute kërkimore prestigjioze:
?? Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” (Itali) dhe
?? Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë “N F Gamaleya” (Rusi).
? Pas krahasimit të antitrupave neutralizues të prodhuara ndaj Omicronit nga secila vaksinë dhe vëzhgimit se si ndryshon niveli i tyre në kohë, studiuesit vunë re se:
? Gjashtë muaj pas vaksinimit:
? 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.
? 56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.
? Rënia e antitrupave ndaj variantit Omicron në krahasim me variantin origjinal (Ëuhan-Hu1) ishte:
? 8.1 herë rënie te personat e vaksinuar me Sputnik V, kundrejt
? 21.4 herë rënie te personat e vaksinuar me Pfizer.
? Si rrjedhojë, mund të konkludohet se, në krahasim me Pfizer:
? Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total
? Sputnik V, pas 3 muajve, mban 2.6 herë më shumë antitrupa neutralizues pas 3 muajve.
? Përfundimet e autorëve:
? Ulja e antitrupave neutralizues kundër Omicron është vënë re në shumë vaksina anti-COVID-19, disa prej të cilave nuk demonstrojnë fare neutralizim.
? Sot duket se nevoja për dozat e treta (booster) duket qartë.
? Qasja më efektive është përdorimi i vaksinimit me booster heterolog, që është përdorur në mënyrë pionere nga Sputnik V.
shko ore kar me zile, epidemolog ti
Or Epidemologu Ahmetaj, po ti keto perla qe llomotit duhet ti kesh nga pjesmarrja ne studimet e lartpermendura apo duke lexuar studimet e Russise qe jane 1000 % te sakta, jo sepse SUTIK-u eshte produkt Rus apo Instituti Siptalor Italian i subvencionuar nga Rublat e fituara nga SPUTNIK-u…!? Po nejse spcialist Shqiptar je ti, kaq di e kaq thua.
Keto gjera qe kane rendesi boterore eshte i vetmi doktor qe paska bere studime nga te tjere dhe nga vetvetja, mire qe nuk e kuptojne te huajte shqipen se per ndryshe do te talleshin me mjeksine tone e cila nuk perfaqesohet nga ky person aspak. Por shpikesi ILir Alimehmeti i kalon parashikemet e shkences se globit ha-ha-ha cfare gjepurash dhe idiotesi flasin ne media doktore te pa vlere por te vet-vleresuar .
Hajoe shkence hajde. Sputnik u vodh nga Astra Zeneca dhe qenka mer efiakse se originali. Vetem ne Shqiperi dhe Rusi ndodhin keto marrezi. Putin mund te thote qe Rusia eshte vendi me in lumtur dhe i zhvilluar ne bote dhe ky rrota e beson.