Në rrugët e Kievit nuk ka qetësi, por rrëmuja dhe zhurma e përditshmërisë, vijon normalisht. Dyqanet e kafenetë mbeten të hapura edhe pse shqetësim ngjallën lajmet e ditëve të fundit se Amerika dhe Britania vendosën të tërhiqnin stafet diplomatike.
Shkollat vijojnë mësimin normalisht, po njësoj fëmijët gëzojnë mbi pistën e skive, në ajër të pastër, larg lajmeve në televizione dhe rrjetet sociale.
Edhe qytetarët e thjeshtë, kur pyeten se çfarë do të bëjnë në rast të një pushtimi, thonë se vështirë se do të largohen nga shtëpitë e tyre, madje pohojnë se janë gati të luftojnë. Të tjerë thonë se kanë bërë gati planet, në rast të një sulmi.
Por padyshim, ushtria ruse dhe kërcënimi i vazhdueshëm në kufi mbetet tema e diskutimit në çdo shtëpi, në çdo bisede familjare apo shoqërore. Në Kiev dhe kudo tjetër në Ukraine, vështirë se sot dikush flet për ekonominë, për pandeminë koronavirus, ndonëse rinia sigurohet të shijojë çdo ditë.
Qeveria ukrainase i ka kërkuar qytetarëve të mos panikosen. Presidenti Volodimir Zelenski para mediave tha se jeta vazhdon dhe çdo qytetar i Ukrainës duhet të jetë i qetë.
Nëse një vit më parë në këtë periudhë, çdo ukrainas i trembej të ftohtit të acartë që e karakterizon çdo dimër apo koronavirusit, këtë janar, pyetja e çdokujt, edhe mes fëmijëve është: a do të na pushtojë Rusia? Kur? Përse? Në qoftë se po, sa do te zgjasë? A duhet të largohem sa jam në kohë apo të pres?
Members of the armed forces of the separatist self-proclaimed Donetsk People's Republic drive a tank on the outskirts of Donetsk January 22, 2015. REUTERS/Alexander Ermochenko (UKRAINE - Tags: CIVIL UNREST MILITARY POLITICS CONFLICT TPX IMAGES OF THE DAY) - RTR4MHW8
Kiev, Ukrainë - Aktivistët dhe mbështetësit e partisë ukrainase të ekstremit të djathtë, Korpusi Kombëtar, duke mbajtur fishekzjarrë para një shtëpie private që ata besojnë se i përket familjes Svynarchuk. Korpusi Kombëtar pretendon se anëtari i familjes ka bërë para nga kontrabanda e pajisjeve ushtarake nga Rusia. Fotograf: Genya Savilov/AFP/Getty Images