Danimarka heq plotësisht kufizimet për Covid-19

27 Janar 2022, 10:08Bota TEMA

Danimarka ka njoftuar se do heqë pothuajse të gjitha kufizimet për Covid-19 pasi nuk e konsideron më virusin si një ‘sëmundje kritike shoqërore’, gati dy vjet pas fillimit të pandemisë globale.

“Sot mund të qetësohemi e të gjejmë sërish buzëqeshjen. Kemi lajme tepër të mira, tani mund të heqim kufizimet e fundit të koronavirusit në Danimarkë.” – tha të mërkurën kryeministrja Mette Frederiksen, duke zbuluar se pjesa më e madhe e kufizimeve do të hiqen deri më 1 shkurt.

E vetmja masë që do të mbetet në fuqi është kërkesa për të bërë një test Covid-19 përpara se të hyni në Danimarkë nga një vend tjetër.

Frederiksen vuri në dukje se megjithëse ‘mund të duket e çuditshme dhe paradoksale’ që kufizimet do të hiqen pasi

Danimarka përjeton shkallët më të larta të infeksionit deri më tani, ajo vuri në dukje rënien e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv, duke vlerësuar vaksinimin e gjerë kundër Covid-19 që sipas saj kanë shkëputur lidhjen mes numrit të shtrimeve në spital dhe atij të infeksioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje