Konflikti Ukrainë-Rusi, në “lojë” hyn edhe Kina: Të braktiset mentaliteti i Luftës së Ftohtë

27 Janar 2022, 08:54Bota TEMA

Në kulmin e konfliktit mes Perëndimit dhe Rusisë për Ukrainën, në lojë futet edhe Kina.

Pekini beson se “për të zgjidhur” çështjen e krizës është e nevojshme që palët “të kthehen në pikën origjinale të Marrëveshjes së Re të Minskut”, ndërsa “të gjithë duhet të braktisin plotësisht mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe të formojnë një mekanizëm të balancuar dhe efektiv të sigurisë evropiane” përmes negociatave”.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha në një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken se ai konsideroi “shqetësimet e arsyeshme të sigurisë së Rusisë”, të cilat “duhet të merren seriozisht dhe të zgjidhen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje