SHBA refuzon kërkesat e Rusisë për Ukrainën

26 Janar 2022, 20:10Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se SHBA nuk do të bëjë asnjë lëshim mbi kërkesat e Rusisë për Ukrainën dhe NATO në një përgjigje me shkrim paraqitur Moskës këtë të mërkurë.

Rusia kërkoi garanci që NATO të mos pranojë kurrë Ukrainën dhe vende të tjera ish-sovjetike si anëtare të aleancës ushtarake.

Gjithashtu Moska kërkoi që NATO të tërheqë trupat që ka aktualisht në vendet e ish-bllokut sovjetik.

“Nuk ka asnjë ndryshim, nuk do të ketë asnjë ndryshim”, ka deklaruar Blinken në përgjigjen ndaj Rusisë.

Përgjigja e SHBA i është dorëzuar zv.ministrit të Jashtëm rus, Alexander Grushko nga ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan.

1 komente në “SHBA refuzon kërkesat e Rusisë për Ukrainën”

  1. blini gazin amerikan te lirise nga suma a Marko Rubios says:

    Mo u lodh kot bileqen
    nuk ta blejne gazin e lengshem te teksasit evropianet cfaredo qe te besh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje