Kualifikimi mbetet i hapur, Dinamo dhe Partizani e mbyllin në paqe takimin e parë

27 Janar 2022, 18:51Sport TEMA

Një sfidë që i vendos fatet e saj që në pjesën e parë.

Fillimisht është Partizani që kalon në avantazh me Tedi Carën.

Një goditje nga distanca e Herald Markut nuk devijohet si duhet nga portieri Simoni.

Cara përfiton dhe arrin ta çojë topin në rrjetë. Pak më minuta më vonë, Eneo Bitri bën një ndërhyrje të gabuar në zonën e vet dhe për portierin Bajramaj është penallti.

Agim Ibraimi nuk gabon dhe vë baraspeshën.

Kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e ardhshme, për të vendosur përfundimisht se cila skuadër shkon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje