Berisha përplaset me gazetarin Lorenc Vangjeli: Flisni kështu se jeni përfaqësues i Edi Ramës dhe PS-së

27 Janar 2022, 22:17Politika TEMA

Zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe përplasjet me Berishës e Bashës, ishin në qendër të një debati mes ish-kryeministrit dhe gazetarit Lorenc Vangjelit.

Të ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Vangjeli deklaron se Berisha ka krijuar një sistem të kryetarokracisë, dhe tashmë po bie viktimë e saj.

Sipas gazetarit, Berisha po tenton të mbajë sërish peng shqiptarët, dhe sulmet ndaj Lulzim Bashës dhe PD-së janë pretekst.

Kjo ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit, i cili tha se Vangjeli flet në këtë mënyrë pasi është përfaqësues i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste.

Fevziu: Kë do votonit në 25 prill, Bashën apo Ramën

Berisha: Absolutisht asnjërin. Përkundrazi do e hidhja në kosh fletën. Është si të votosh origjinalin dhe kopjen. Rama është origjinali. Nuk mund të numërosh 4 humbje rresht tek Berisha. Edhe në 97’ kam pasur më shumë vota se në 2017.

Vangjeli: Ju keni shpikur sistemin e kryetarëve. E kuptoni se çfarë situate keni krijuar. Sistemi që keni shpikur, kryetarokracia, edhe 100 herë të humbi kryetari, ai do qëndrojë aty.

Berisha: Ai sistem që lashë unë ishte funksional.

Vangjeli: Jeni viktimë e veprimeve tuaja. E keni parë pushtetin si qëllim dhe jo si mjet. Të merresh sot me Lulzimin, Brava apo pulla është njësoj sit ë vidhni bukën jetimit. Ai është i gatshëm të rrudhë partinë.

8 komente në “Berisha përplaset me gazetarin Lorenc Vangjeli: Flisni kështu se jeni përfaqësues i Edi Ramës dhe PS-së”

  1. Balo says:

    Sali gënjeshtari, asgjë më tepër nuk është sesa një llazore gënjeshtare dhe mashtruese…
    Njësoj si kur i fliste Ramiz Alisë për emigrantin që vrau policia brenda Ambasadës gjermane..
    Llapaqen

  2. genti says:

    Car gazetare legena qqe jeni.Si ka mundesi vazhdoni debate me nje KRIMINEL qe duhet te jete ne burg .

  3. demo-krati says:

    Sali Berisha se bashku me toto Liken po pergatisin nje 2 Prill te dyte ne 6 Mars,si e vetmja rruge per te realizuar riendren e tij te kahereshme per ta destabilizuar e djegur kete vend.

  4. Plehra te se shkuares says:

    Media muti. Ne vend ta braktis Berishen, e fton cdo dite neper ekrane. Njerzit vazhdojne e degjojne kriminelin prej 30 vitesh. Ky vend ka ngecur.

  5. Gazetarucë pa din e Iman Ka shqipria says:

    Ça perplasje KY legen e të tjere vetem I bejn fresk kti që ça si Ka ber shqiprise.njerez pa integritet .

  6. As Lorenc Vangjeli nuk eshte me i mire. Njesoj si te gjithe analistet e tjere eshte. I hedhin nje cope buke dhe ai vazhdon te lehe si loser elektronike.
    Ndersa Berishes ne i versulemi kot, qe te shkaterrojme nervat tona. Ai nuk ka asnje post shteteror. Ne duhet ti versulemi atyre qe nuk e fusin ne burg Berishen.
    I versulet njeri Edi Rames per kete ? JO ! Atehere jane dy rruge : Ose Rama eshte njesoj si ai, ose Berisha eshte i pafajshem, por na kane helmuar mendjen analistet si Vangjeli.
    Ka me mijera fakte te pakundershtueshme, qe te gjithe politikanet tane jane te inkriminuar dhe meritojne burgun.

  7. Stape Pashi says:

    Mirë more Sa- leh që Lorenci eshte përfaqsues i Edit. Po ti ç’përfaqson? Të jesh me Edin është shumë më atdhedashëse se të jesh me serbin. Sa herë që Serbia ka pasur nevojë për oksigjen, ti ke vrapuar me tuba në krah për t’ja ofruar.
    Grushti i shtetit i 1998 u bë kur përgatitej pavarsia e Kosovës. Mua më duket, (dhe jam shume i sigurtë, jo vetëm mua), kjo i shërbente atyre që ishin me serbët dhe jo me kosovarët.
    Nafta rrodhi lume nga Shqipëria, me tankerat e “Shqiponjës” tënde, për të frenuar UÇK- në që ti e cilsove sekt marksist- leninist.
    Kur diskutohej në Rambuje Pavarsia ti ishe kundër. Pse? Kishe marrë detyra më të rëndësishme ?
    Dhe së fundi, nuk po përmend eventet e tjera. Organizove trazirat me Fol(nevoj) toren tënde tani që faktori shqiptar është forcuar në Ballkan. Së shpejti do të kemi tre KRYEMINISTRA shqiptarë në Ballkan:- Rama, Kurti dhe Dritan Abazoviç. Rast i jashtzakonshëm, Shqipëria antare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kujt nuk i pëlqen kjo panoramë? Sigurisht SËRBISË!!! Cili është faktori që e ndihmon Sërbinë?
    SA-LEHI.

  8. Trotski says:

    Nuk duhet ti krijosh Hapsire Sali Kermes.Ai eshte demaskuar Familisht dhe Oborrtarisht.Ai eshte shndruar ne mbetje atomike .Dhe i mbaruar ben Dem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje