Shkencëtarët argumentojnë se duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm për masat anti-covid, sepse në të kundërt “vala e pestë që do të nisë në maj do të ketë të njëjtat pasoja”.
Drejtori i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Greqi, Nikos Kapravelos foli për një valë të pestë që do të nisë në maj. Ai theksoi se pandemia është një fenomen ekstrem shëndetësor.
“Aktualisht po përjetojmë pasojat tragjike të ashpërsisë së valës së katërt që nisi në nëntor, ndonëse na kishte paralajmëruar që në gusht.
Nëse nuk merresh me një fenomen në fillimet e tij shëndetësore, pra 100 vdekje në ditë, ke këto rezultate tragjike.
Dhe vala e pestë që do të nisë në maj do të ketë të njëjtat pasoja. Askush të mos pretendojë për pasojat. Ne do të pushojmë tani dhe kjo do të tregojë dhëmbët në prill – maj.
Mëshirë. Të gjithë duhet të kuptojnë se do të kemi një shpërthim të pandemisë dhe do të përjetojmë këto pasoja tragjike që po përjeton spitali ynë” tha ai.
Pandemia per te vazhduar shtringimin ndaj popujve nga elitat.
Do shpetojn 100 NGA covidi,po do vrasin mbi 1000 NGA stress,lancer diabet etj..
Do shpetojn 90 vjecar me NGA 7 semundjepo do vrasin 25 vjecaret.
Follow the science…