Berisha: Prej 20 vitesh Durrësi viktimë e një peshkaqeni, do ia tregojmë vendin

31 Janar 2022, 14:06Politika TEMA

Sali Berisha prezantoi sot Ardian Mukën si kandidat të Komisionit të Rithemelimit për bashkinë e Durrësit. Berisha tha se prej 20 vitesh Durrësi është viktimë e një peshkaqeni duke shtuar se i referohet ish-kryetarit të bashkisë, Vangjush Dako.

“Prej 20 vitesh Durrësi është viktimë e një peshkaqeni por tani do ia tregojmë vendin”, deklaroi Berisha.

Ndërsa vetë Muka deklaroi se qytetarët dita ditës kërkojnë që qyteti të administrohet prej tyre, ndërsa theksoi se ka bindjen se do ia arrijnë këtij qëllimi.

“Qytetarët po na kërkojnë dita ditës kur qyteti do administrohet nga qytetarët. PD në Durrës do ia kthejë qytetin qytetarëve. Kjo është një bindje. Kohën e kemi kundër por jam i bindur që kësaj radhe Durrësi do jetë i qytetarëve”, tha Muka.

1 komente në “Berisha: Prej 20 vitesh Durrësi viktimë e një peshkaqeni, do ia tregojmë vendin”

  1. Babalja says:

    Do ti hash mutin pa rene ne toke.yt nallane burgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje