Gjendja e arsimit në Shqipëri është një nga temat më të nxehta dhe që i rikthehet në mënyrë ciklike debatit publik, veçanërisht pas sondazheve që tregojnë se pjesa dërrmuese e të rinjve dëshirojnë të ikin jashtë vendit.
Sipas analistit dhe ekonomistit Dritan Shano, “arsimi është një nga burimet kryesore të zhvillimit ekonomik, veçanërisht në shekullin e ri. Mënyra sesi ne sillemi me arsimin është ai i shekullit të 19-të. Ne shpenzojmë në këtë fushë vetëm 2.5% të prodhimit kombëtar. Kjo tregon se kemi nevojë të investojmë sepse kemi nevojë të rrisim produktivitetin. Tregu në Shqipëri prodhon nga pikëpamja e edukimit diçka që ne nuk kemi nevojë, dhe ka nevojë diku tjetër, në rastin konkret, ne po investojmë në mjekësi, ndërkohë që Gjermania po na e merr atë pjesë të ekonomisë”.
Sipas tij, “ne kemi shifrën më skandaloze në kërkimin shkencor, zhvillimi kërkohet përmes metodave shkencore. Gjithçka që ndodh në arsimin shqiptar nuk ka lidhje me kohën. Formimi i mendjes ndodh nga 3 deri në 6 vjeç, dhe roli i parashkollorit është tejet i rëndësishëm. Mund të jetë i mirë universiteti, por pa një sistem të tillë është si të kesh një furrë moderne ku i futet miell misri, dhe pretendon të dalë buke gruri. Ne nuk e njohim esenë sot e kësaj dite, fëmijët nuk i shohin gjerat në mënyrë kritike, gjerat mësohen përmendësh, ka disa avantazhe por nuk përkthehet në atë degë të rëndësishme të ekonomisë”.
Për analistin, i ftuar në A2 CNN, “me arsimin tonë, individi ka mundësi të integrohet në një treg të strukturuar por këtu ai nuk prodhon dot një rritje të produktivitetit, që është shumatorja e sistemeve të ndryshme, si ai juridik, arsimor, shëndetësor. Prioritetet tona kombëtare nuk janë të artikuluara dhe të pranuara nga të gjithë. Po prodhojmë asete për ekonomitë e huaja. 68% të shqiptarëve duan të ikin që dje nga Shqipëria, ndërkohë që arsimi duhej t’i shërbente zhvillimit brenda”.
Tani, dihet qe media shpesh ka probleme te mbush faqet; edhe TV qe fton kete “trapin narcist” qe flet dhe i duket sikur auditori perpara po e ndjek me goje hapur, por qe flet kodra pas bregut, do te plotesoje programin; duket se edhe TEMA mbush faqet me llogjet e ketij sharlatani politik, qe se fundi ka vendosur te bej shkencetarin /akademikun.